Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Nevojitet trysni mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje

2023/01/06 at 5:50 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Nevojitet trysni mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson se me Serbinë mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes.

Deklaratën e tillë, Kurti e ka dhënë gjatë një konference për media, të premten, në Prishtinë.

Ai ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili ka thënë se në qendër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

“Unë besoj që kjo është e mundur, sepse besoj në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin, Për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç e ka thënë presidenti Biden, ashtu siç e dëshirojmë ne, ka nevojë për trysni shtesë mbi Beogradin”, tha Kurti.

Ai shtoi se problemi për t’iu qasur një marrëveshjeje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qëndron te Beogradi.

Siç tha ai, qysh në nëntor të vitit 2022, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, e kanë hedhur poshtë propozimin franko-gjerman, i cili nga autoritetet e Kosovës është vlerësuar si bazë e mirë për bisedime për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve.

Përkundër që është folur për një dinamizim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksoi se po bëhen katër muaj që kur propozimi franko-gjerman u është dhënë palëve, ndërkohë që atëherë ka ndodhur vetëm një takim në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Ai iu referua takimit me Vuçiçin në Bruksel, më 21 nëntor, ku nuk u arrit marrëveshja për targat.

“Unë kam pritur që do të ketë intensitet dhe dinamikë shumë më të lartë nga 18 gushti dhe nga 9 shtatori i vitit të kaluar”, tha Kurti.

Më 18 gusht, Kurti dhe Vuçiçi ishin takuar në Bruksel, ndërkaq më 9 shtator, me Kurtin ishin takuar në Prishtinë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si dhe Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, këshilltarë për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në këtë takim, ata kishin dorëzuar propozimin franko-gjerman, i cili tashmë po njihet si propozim i Bashkimit Evropian për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./REL

Ju sugjerojmë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
Bota

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

13 Nëntor, 2025 6:12 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

13 Nëntor, 2025 5:36 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Para
Video/Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 25-vjeçari në Tiranë (Emrat)

Video/Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 25-vjeçari në Tiranë (Emrat)

Rama 5 orë takim me drejtuesit e PS-së në qarqe, në fokus zgjedhjet lokale

Rama 5 orë takim me drejtuesit e PS-së në qarqe, në fokus zgjedhjet lokale

COVID-19 në Shqipëri, 37 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

TE FUNDIT

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
13 Nëntor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
13 Nëntor, 2025

Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke hedhur një hap të madh drejt playoff-it të Botërorit, në pritje të...

Lexo më shumë

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
13 Nëntor, 2025

Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua...

Lexo më shumë

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
13 Nëntor, 2025

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura. 45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com