Albin Kurti po vijon për të tretën ditë radhazi vizitën në Shqipëri , ku po mbështët kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit.
Kurti tha se 3 kandidatët për deputetë të LVV janë të pavarur dhe duhet të jenë në Kuvendin e Shqipërisë për t’u angazhuar për përparimin e vendit.
“Janë tre kandidatë të pavarur të zgjedhur nga populli të cilët ne i mbështesim: Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë.
Janë të pavarur dhe ne i duam për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që të përfaqësojnë qytetarët dhe të angazhohen për përparimin e të gjithëve, sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell ndryshim dhe për drejtësi që nuk lejon korrupsionin”, u shpreh kreu i LVV.
Më herët Kurti ka qenë në qytetin e Lezhës dhe Tiranës në mbështetje të kandidatëve, Iljaz Shehu dhe Boiken Abazi./Opinion.al