Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Ndërmarrjeve tona ua grabitën hapësirën për të ushtruar aktivitetin

2020/04/26 at 9:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Ndërmarrjeve tona ua grabitën hapësirën për të ushtruar aktivitetin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një video-adresimi ka ngritur çështjen e ndërmarrjeve publike në Kosovë, duke arsyetuar vendimet e qeverisë së tij, për të shkarkuar bordet e disa prej këtyre ndërmarrjeve, gjatë periudhës së fundit.

“Ndërmarrjeve tona ua grabitën hapësirën për afarizëm, duke grumbulluar fitime shpesh jo të ligjshme prej tenderëve të kurdisur e kontratave të dëmshme, dhe duke krijuar përshtypjen shoqërore se enti publik nuk ka mundësi të operojë në kushtet e ekonomisë së tregut”, ka thënë Kurti.

Këto, sipas Kurtit, kanë ngjarë në Telekom, Postë, në KEK (Korporatën Energjetike të Kosovës), pastaj në gati të gjitha ndërmarrjet për ujësjellës e kanalizime, në Trepçë, Infrakos e të tjera.

Të gjitha këto kompani funksionojnë me borde të përkohshme, të cilat janë emëruar nga qeveria Kurti, pasi paraprakisht janë shkarkuar anëtarët e vjetër të bordeve.

Përmes të njëjtit video-mesazh, është deklaruar edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, e cila ka potencuar të dhënat e një numri raportesh të auditorit të përpiluara nga gjetjet në këto kompani publike.

Sipas Hajdarit në këto raporte janë vërejtur shkelje dhe keqpërdorime.

Masat e ndërmarra nga qeveria Kurti në ndërmarrjet publike janë kundërshtuar nga opozita në Kosovë.

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë para një kohe se këto vendime, përfshirë atë të shkarkimit të Drejtorit të Doganës, kanë qasje të “spastrimeve me agjendë politikë”.

Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike, bordi i drejtorëve të një ndërmarrjeje përbëhet nga pesë ose shtatë drejtorë, ku një nga ta duhet të jetë nga komuniteti joshumicë.

Artan Demhasaj nga organizata joqeveritare Çohu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ndikimi i cilësdo palë në përzgjedhjen e personave në pozitat udhëheqëse, automatikisht vë në rrezik performancën e ndërmarrjeve.

“Kushdo që emërohet në këto borde nga qeveria e tanishme, nuk duhet të kenë përkatësi të caktuar politike, e mbi të gjitha të jenë njerëz profesionistë që kërkohet varësisht prej ndërmarrjes. Dhe më pas emërimeve t’u matet performanca, pra edhe bordeve të reja vazhdimisht, në mënyrë që të shohim se si performojnë. Nëse ka performancë negative, atëherë duhet të shkarkohen prapë në mënyrë që të mos mbesin gjithmonë borde me performancë të dobët”, ka thënë Demhasaj./ REL

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Oraret kur mund të lëvizin qytetarët dhe automjetet në “Zonat e Gjelbërta”

Oraret kur mund të lëvizin qytetarët dhe automjetet në “Zonat e Gjelbërta”

Koronavirusi, rritet bilanci i viktimave në Brazil

Koronavirusi, rritet bilanci i viktimave në Brazil

22 ekzekutime në një ditë, pamjet nga burgjet e El Salvadorit

22 ekzekutime në një ditë, pamjet nga burgjet e El Salvadorit

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com