Për rreth dy orë ka zgjatur takimi ndërmjet liderëve të LVV-së dhe LDK-së, të cilët as në ditën e tretë, nuk arritën një marrëveshje. Megjithëse në takimin e djeshëm, të dy subjektet shfaqën shenja optimiste, kjo gjë nuk ndodhi.
Pas takimit asnjëri nga liderët e këtyre dy partive politike nuk kanë folur për media. Madje as zëdhënësit e tyre nuk kanë njoftuar asgjë, duke lënë kështu mediat në mjegull.
Burime të Klan Kosovës, brenda takimit kanë thënë se është diskutuar edhe për formulime të tjera të formatit 6 me 4, të ndarjes së pushtetit.
Këtë formulim e mbështet Lidhja Demokratike e Kosovës, por Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah.
Lideri i Vetëvendosjes ka thënë se formula e vetme është 5 me 5 të ministrive, dhe nga një zëvendëskryeministër./ Opinion.al