Rajoni

Kurti merr dozën e tretë të vaksinës: Mbroni veten dhe të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:37 - 22/12/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti në një postim në Instagram.

Kurti iu bën apel qytetarëve që të marrin vaksinën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëjtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit. Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, ka shkruar ai në një status në Instagram./Opnion.al

 

Pas