Duke folur në televizionin N1 të Bosnjës për një marrëveshje Kosovë-Serbi, Kryeministri Kurti e ka pranuar se ajo nuk do të jetë e lehtë, por është shprehur se duhet t’i jepet një munddësi dialogut.
Në një pjesë të intervistës së shpërndarë në rrjetet sociale nga Vetvendosja, Kurti pohon se këto vështirësi lidhen me faktin që ai është student politik i Adem Demaçit, ndërsa Vuçic është student politik i Vojisllav Sheshelit.
“Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie, dhe Vojisllav Sheshelit”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin N1 të Bosnjës.
“Andaj unë e pranoj që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka thënë Kurti./Opinion.al