Kryeministri Albin Kurti e cilësoi marrëveshjen e sotme në Ohër, një njohje de facto të Kosovës.
Ai tha se pjesë e marrëveshjes ishte gjithashtu çështja e të zhdukurve, por insistoi në faktin qe Vuçiç refuzon të nënshkruajë.
“Edhe në shkurt edhe sot kam qenë I gatshëm që të nënshkruaj. As hezitoj, as Iki, por guxoj”, tha Kurti.