Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

2023/05/28 at 2:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen shpejt pa kushte dhe të jetë zbatim i plotë.

Kurti u takua më 28 maj me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkohë në mars në Ohër, u arrit edhe pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj.

Kjo marrëveshje, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti prej 11 nenesh kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Gjatë takimit me zyrtarët evropianë, sipas njoftimit, Kurti bisedoi me ta për tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas hyrjes në zyrat komunale të kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyer një herë në dhjetor, dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës”, u tha në njoftim.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës e cila asistoi kryetarët e rinj që të hynin në ndërtesat komunale.

Më 25 maj, kryetarët e rinj të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie. Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës së Veriut, paraprakisht ishte betuar në ndërtesën e komunës, pasi kjo komunë është e vetmja në veri që ka ndërtesa të ndara komunale të institucioneve që punojnë sipas sistemit të Kosovës dhe atyre paralele, që punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Bashkësia ndërkombëtare dënoi veprimet e Prishtinës dhe i cilësoi si “hyrje me forcë” shkuarjen e kryetarëve të rinj në zyrat e tyre nëpër komuna.

Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./REL

Etiketa: kosovemarreveshjeserbi

Ju sugjerojmë

Lëshohen 16 urdhra-arreste/Vrasje në Shqipëri dhe Greqi, zbulohet bilanci i krimeve të bandës së Laert Haxhiut
Kronikë

Lëshohen 16 urdhra-arreste/Vrasje në Shqipëri dhe Greqi, zbulohet bilanci i krimeve të bandës së Laert Haxhiut

28 Shtator, 2023 9:58 am
OSHEE publikon oraret dhe zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike
Aktualitet

OSHEE publikon oraret dhe zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike

28 Shtator, 2023 9:43 am
Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi
Politikë

Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi

28 Shtator, 2023 9:33 am
Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut
Aktualitet

Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut

28 Shtator, 2023 9:32 am
Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
Rajoni

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

28 Shtator, 2023 9:11 am
Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan
Rajoni

Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan

28 Shtator, 2023 9:05 am
Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet
Kronikë

Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet

28 Shtator, 2023 8:57 am
Rama publikon foto nga takimet në Itali: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik
Kryesore

Rama publikon foto nga takimet në Itali: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik

28 Shtator, 2023 8:45 am
Atentati në Dukagjin/Kush janë 4 autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit
Kronikë

Atentati në Dukagjin/Kush janë 4 autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit

28 Shtator, 2023 8:37 am
Bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Kujdes! Parashikohet furtunë dhe përmbytje
Aktualitet

Reshje shiu në disa qarqe, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë

28 Shtator, 2023 8:17 am
Para
Hyrja ilegale me varka, Britania e Madhe nis fushatën sensibilizuese për shqiptarët

Hyrja ilegale me varka, Britania e Madhe nis fushatën sensibilizuese për shqiptarët

Kanosën administratorin e njësisë Buz për mospjesëmarrje në zgjedhje, 2 persona nën hetim

500-1 mijë euro për të kaluar kufirin, në pranga i riu që transportonte emigrantë

Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Fier

TE FUNDIT

Lëshohen 16 urdhra-arreste/Vrasje në Shqipëri dhe Greqi, zbulohet bilanci i krimeve të bandës së Laert Haxhiut

Lëshohen 16 urdhra-arreste/Vrasje në Shqipëri dhe Greqi, zbulohet bilanci i krimeve të bandës së Laert Haxhiut
28 Shtator, 2023

Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me megaoperacioninn e realizuar mbrëmë në disa qytete të vendit për shkatërrimin...

Lexo më shumë

OSHEE publikon oraret dhe zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike

OSHEE publikon oraret dhe zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike
28 Shtator, 2023

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon banorët e kryeqytetit se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa zona...

Lexo më shumë

Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi

Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi
28 Shtator, 2023

Një 46-vjeçar shqiptar ka qëlluar me sëpatë një efektiv të policisë greke pasi ky i fundit ishte vënë në ndjekje...

Lexo më shumë

Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut

Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut
28 Shtator, 2023

Gjatë operacionit të djeshëm është ndaluar edhe e dashura e Laert Haxhiut. Sipas gazetares, Klodiana Lala, mësohet se K.Gjata është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com