Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti kërkon që normalizimi i raporteve me Serbinë të mos përzihet me KiE-në

2024/05/06 at 5:05 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti kërkon që normalizimi i raporteve me Serbinë të mos përzihet me KiE-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet të përzihet me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Nëse përzihen, tha Kurti, dëm do t’i shkaktohej edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që zhvillohet në Bruksel, edhe Këshillit të Evropës si “institucion i ruajtjes dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Sipas një deklarate që lëshoi zyra e tij, Kurti i bëri këto komente në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

“Kryeministri kujtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg” dhe se “procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës është çështje e respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit – vlera këto që Republika e Kosovës i përqafon”, thuhet në deklaratën për media.

Ditëve të fundit ka pasur raportime se Franca dhe Gjermania po përgatiten ta bllokojnë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si rezultat i një fushate të bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kjo organizatë, lidere në Evropë për të drejtat e njeriut pritet të votojë për pranimin e Kosovës më 16 maj.

Në favor të Kosovës, muajin e kaluar, votoi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti iu tha përfaqësuesve ndërkombëtarë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe se i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Me letrën e garancisë, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim, prandaj edhe çdo kërkesë tjetër është në shpërputhje me vetë votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të 16 prillit, të mbështetur në masën 82% (131 kundrejt 29)”, citohet të ketë thënë Kurti.

Tani për tani nuk ka ndonjë reagim nga përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, por ata, vazhdimisht, i kanë bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke formuar fillimisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe./REL

Ju sugjerojmë

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
Aktualitet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

7 Korrik, 2025 12:05 pm
Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
Aktualitet

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

7 Korrik, 2025 12:01 pm
Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
Aktualitet

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

7 Korrik, 2025 11:55 am
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

7 Korrik, 2025 11:49 am
“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re
Bota

“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re

7 Korrik, 2025 11:48 am
Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert
Kronikë

Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert

7 Korrik, 2025 11:42 am
Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
Aktualitet

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal

7 Korrik, 2025 11:39 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

7 Korrik, 2025 11:36 am
Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura
Bota

Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura

7 Korrik, 2025 11:29 am
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Kronikë

Në kërkim për trafik droge në Itali, shqiptari arrestohet në Kroaci

7 Korrik, 2025 11:26 am
Para
Rusia, stërvitje me armë bërthamore pas shkëmbimeve të ashpra me zyrtarë perëndimorë

Rusia, stërvitje me armë bërthamore pas shkëmbimeve të ashpra me zyrtarë perëndimorë

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Gjykatësi gjobit sërish ish-presidentin Trump dhe e paralajmëron për dënim me burg

Gjykatësi gjobit sërish ish-presidentin Trump dhe e paralajmëron për dënim me burg

TE FUNDIT

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
7 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur pas procesit të rinumërimit për tre javë në katër qarqe kyçe në vend....

Lexo më shumë

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
7 Korrik, 2025

Kandidati Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetësish po proteston përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. I pakënaqur me rezultatin...

Lexo më shumë

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
7 Korrik, 2025

Temperaturat e larta të verës na përballin me rrezikun e goditjeve nga i nxehti. Këto të fundit janë episode që...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik, 2025

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com