Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti kërkon në Vjenë deklaratë të paqes Kosovë-Serbi

2021/06/18 at 6:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti kërkon në Vjenë deklaratë të paqes Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar sërish të premten që Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim dhe që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Ai ka thënë t’i ketë bërë këto deklarata në samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Vjenë.

Kosova është përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiq, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Kurti ka thënë se Kosova po e menaxhon mirë pandeminë e koronavirusit dhe ka kërkuar që Bashkimi Evropian të vendosë Kosovën në mesin e vendeve me udhëtim të sigurt.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Këshilli i Bashkimit Evropian ka hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mesatarisht kemi më pak se një person të infektuar në ditë për 100 mijë banorë dhe më pak se 10 raste aktive në 100 mijë banorë”, ka thënë Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, besimi qytetar në institucione është rritur.

Kurti ka thënë po ashtu se përgjatë samitit, ka kërkuar liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe ka propozuar që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore).

Ai ka bërë kërkesë të njëjtë edhe në raundin e fundit të dialogut të zhvilluar më 15 qershor në Bruksel.

Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Në fund të takimit, zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk janë marrë vesh për asnjërën nga temat e ngritura. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.

Etiketa: kosovekurtiserbiVjen

Ju sugjerojmë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
Kronikë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

9 Shtator, 2025 10:15 am
Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
Bota

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

9 Shtator, 2025 10:15 am
Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
Bota

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

9 Shtator, 2025 9:44 am
Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
Bota

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

9 Shtator, 2025 9:37 am
Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër
Kronikë

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër

9 Shtator, 2025 9:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

9 Shtator, 2025 8:26 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

9 Shtator, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025 7:43 am
Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Para
Me jelek antiplumb, masa të forta sigurie për pilotin grek që vrau gruan

Me jelek antiplumb, masa të forta sigurie për pilotin grek që vrau gruan

Koronavirusi/ 20 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

Koronavirusi/ 20 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

Shqetësimi i ndikimit të vaksinave tek qumështi i gjirit

Shqetësimi i ndikimit të vaksinave tek qumështi i gjirit

TE FUNDIT

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
9 Shtator, 2025

Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit,...

Lexo më shumë

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
9 Shtator, 2025

Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian...

Lexo më shumë

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
9 Shtator, 2025

Dhjetë persona u vranë dhe të paktën 61 u plagosën në Meksikën qendrore kur një tren mallrash u përplas me...

Lexo më shumë

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
9 Shtator, 2025

Gjykata e Lartë e Tajlandës ka vendosur që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra duhet të vuajë një vit burg, një tjetër goditje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com