Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Kërcënim, thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç

2020/03/27 at 7:29 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Kërcënim, thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç

Pas deklaratës së zyrtarëve amerikanë Richard Grenell dhe Matthew Palmer për mosekzistencën e një plani të fshehtë për ripërcaktim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, një reagim ka ardhur nga zyra e Albin Kurtit, tashmë Kryeministër në detyrë.

Sipas një komunikate të bërë publike, zyra e Kryeministrit shprehet se vlerëson këtë deklaratë duke e cilësuar një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë. E ndërsa ndalet edhe tek heqja e tarifës për produktet e lëndës së parë, Kurti shton se thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç për korrigjim kufijsh vazhdojnë të jenë kërcënim. Në komunikim, zyra e Kryeministri thekson edhe një herë qëndrimin që dialogu Kosovë- Serbi duhet të udhëhiqet nga qeveria dhe Kryeministri.

Komunikata e plotë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës e vlerëson Deklaratën e Përbashkët nga i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, si rikonfirmim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë pranë popullit të Kosovës, dhe se ato mbështesin angazhimin e institucioneve tona shëndetësore për tejkalimin e situatës me COVID-19. Në të njëjtën kohë, thirrjet e tyre për t’u respektuar Kushtetuta, çmohen po aq lart.

Mbi çështjen e tarifës, me vendimin e Qeverisë së datës 20.03.2020 kemi bërë një hap të rëndësishëm duke liruar nga tarifa 100% produktet e lëndës së parë të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Për Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm fakti se në Deklaratën e Përbashkët thuhet se nuk ekziston një plan i fshehtë për ripërcaktim kufijsh dhe se i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar një plan të tillë.

Kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë. Por, për ne thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiq (korrigjim kufijsh me kompromis të dhimbshëm, veriu si dhuratë e Rankoviqit, razgraničenje, etj.) vazhdojnë të jenë kërcënim, dhe që nga gushti i vitit 2018, ato janë përsëritur nga dy presidentët të cilët kanë vendosur lidhje të shkurtër me njëri-tjetrin pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga Qeveria, përkatësisht Kryeministri i Republikës së Kosovës, sipas parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dialogu duhet të rifillojë i përgatitur mirë, të ketë qëllim njohjen e ndërsjelltë si dy shtete sovrane dhe me integritet territorial, për marrëveshje të qëndrueshme si garant për normalizim të marrëdhënieve bilaterale dhe paqe e siguri në rajon.​/Opinion.al

Etiketa: kurtithacivucic

Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

31 Maj, 2025 8:11 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Para
Propozimi i Ramës, Basha: Standard i dyfishtë, të mbyllen fasoneritë

Propozimi i Ramës, Basha: Standard i dyfishtë, të mbyllen fasoneritë

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Koronavirus/6 pacientë të shëruar lënë spitalin

Papa i drejtohet Zotit: Mos na lër në stuhi

Papa i drejtohet Zotit: Mos na lër në stuhi

TE FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
31 Maj, 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepërmi tek jeta juaj sentimentale sot. Do merrni disa vendime në çift te cilat do...

Lexo më shumë

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
30 Maj, 2025

Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e...

Lexo më shumë

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
30 Maj, 2025

Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com