Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në “Samitin Dixhital” ditën e sotme ka folur për planet për atentat ndaj tij në vitin 2021.
Kurti tha se ka qenë në djeni të planeve për tri atentate, ndërsa shtoi se qëllimi ishte frikësimi i popullësisë dhe destabilizimi i vendit.
“Sa jam i sigurt nuk e di, mund t’ua konfirmoj që ndjehem i sigurt, ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate. Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dalë unë e kam ditur shumë më herët se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin. Prandaj me të drejtë kemi vlerësuar se më mirë është të mos bëhet publike, por çfarë masash do merren në vijim. Sa i përket masave që duhet të merren për Institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit, janë organet shtetërore të sigurisë ato që vendosin”, tha Kurti./Opinion.al