Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti i dërgon letër Trump: Dialogun do e udhëheq unë, tarifat hiqen

2020/03/02 at 1:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti i dërgon letër Trump: Dialogun do e udhëheq unë, tarifat hiqen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ku e ka informuar mbi programin e tij qeverisës dhe cështjes së marrëdhënieve me Serbinë.


Kruti shkruan se qeverisja e tij është e përqendruar në dy shtylla kryesore.

“E para konsiston në zotimin tonë për të luftuar në mënyrë të pakompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shtylla e dytë, si prioritiet kryesor, ka rritjen ekonomike, zgjerimin e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës. Këto dy procese janë reciprokisht të ndërlidhura, ndaj dhe ne e mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet tonë për zbatuar qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe rritjen e mundësive ekonomike për popullin e Kosovës”, shkruan ai.

Më pas ai i kthehet cështjes së Serbisë, të cilën kryeministri kosovar e sheh se mund të zgjidhet vetëm nëpërmjetë “dialogut” por thekson se ky i fundit do të udhëhiqet ekskluzivisht nga ai dhe qeveria e tij pasi ata janë mandatuar për këtë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në Bashkimin Europian, për ta çuar përpara këtë proces”.

Sa i përket vendimit të heqjes së tarifës, kryeministri Kurti i shkruan presidentit Trump se heqja e pjesëshme e saj do të nisë nga 15 Marsi “i shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë”.

“Ne shpresojmë seveprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushtatën për çnjohjet e Kosovës. Ne poashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur kundër heqjes së pjesëshme të tarfiës ndaj Serbisë duke kërkuar heqjen e plotë të tyre. Ndërkohë në parlamentin e Kosovës sot po zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita e cila kundërshton vendimin për heqjen e tarifës.

Gjatë seancës Kurti tha se në fushatën zgjedhore dhe pas saj si dhe sipas programit qeverisës angazhimi është zëvendësimi i tarifës 100 përqind me reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar ndaj Serbisë.

“Është obligim sepse në 2011 është miratuar një rezolutë me të cilën kemi shprehur qëndrimin tonë dinjitoz. Ne konsiderojmë që rezolutat nuk janë tekst në letër por vendime për tu zbatuar. Aplikimi i tarifës 100 përqind  u shfrytëzua nga pretekstet për të refuzuar dialogun dhe Kosova u bë subjekt i trysnisë ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

“Efekti ka qenë minimal, sepse nuk është zbatuar si duhet. Në bisedimet që janë zhvilluar janë prezantuar disa marrëveshje që gjoja mundësojnë lëvizjen e lirë, në praktik kjo vazhdon të jetë e cunguar. Eksportuesit nga Kosova pengohen nga Serbia. Deri më tani dialogu është bërë mbi e rrotull e për statusin e Kosovës. Me reciprocitetin dialogu mund të shërbejë për zgjidhjen e pengesave një nga një”.

Kurti ka thënë se me reciprocitet do të vijë njohja e Kosovës nga Serbia.

“Në vend që të dialogojmë për territorin do të diskutojmë si shtet sovran. Kur të njihet patentë shoferi është njohur shteti, certifikata e AVUK, dhe kur nuk do të ketë më asgjë për reciprocitet do të ketë njohje. Nuk është qasje e mençur ‘ose krejt ose hiç’, ‘ose tash ose hiç’”.

“Qëndrimi im është i duhur për të ecur përpara. Qasja jonë është ajo e cila na ka vendosur në ofensivë. Masat që të vendosin në defensivë ku shndërrohesh në kështjellë ku mbrohesh është gabim nga pikëpamja e shtetit”. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
OFL në Tiranë, dy të dënuarve u kërkohet deklarimi i pasurisë

OFL në Tiranë, dy të dënuarve u kërkohet deklarimi i pasurisë

FSHF nuk do të sjellë në Shqipëri Superkupën, kërkon një tjetër event  

FSHF nuk do të sjellë në Shqipëri Superkupën, kërkon një tjetër event  

Përfundon takimi Basha- Kim, kreu demokrat nuk zbulon detaje

Përfundon takimi Basha- Kim, kreu demokrat nuk zbulon detaje
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com