Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti heq pjesërisht taksën ndaj Serbisë

2020/03/20 at 8:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti heq pjesërisht taksën ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në Facebook se “u votua me 10 vota për dhe 2 abstenime vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.

Ai ka sqaruar se nga mesnata do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.

Vendimi i qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, paraqet hapin e parë drejt shfuqizimit të plotë të tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia e Bosnje e Hercegovina që pason edhe thirrjet e vazhdueshme të SHBA-së e BE-së.

Në harmoni me kërkesën e SHBA-së dhe BE-së, është edhe ajo e LDK-së, parti brenda koalicionit aktual qeverisës që ka kërkuar heqjen, jo të pjesshme, por të plotë të tarifës.

LDK është në proces të nxjerrjes në votim të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, të cilës i përket edhe vet, me kërkesën për rrëzimin e saj me votat e Kuvendit, përkatësisht opozitës.

Tarifën 100 për qind e kishte vendosur qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018. Që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë, çka edhe u pasua me kërkesat e vazhdueshme të Uashingtonit e Brukselit për heqjen e kësaj mase.

Ndër të parët që ka reaguar dhe kundërshtuar vendimin e qeverisë Kurti, ishte ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili nga fillimi ka qene kundër shfuqizimit të tarifës.

Në planin e Kurtit, tarifa për lëndën e parë do të duhej të hiqej qysh më 15 mars, por edhe atëherë, partia partnere në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ishte pajtuar, duke insistuar që tarifa të shquqizohet në tërësi. Kurti kishte deklaruar se nëse Serbia ndalë fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifkore, brenda 15 ditëve, taksa do të hiqej për një periudhë 90 ditëshe. Nëse Serbia nuk i përmbahet këtyre zotimeve, sipas Kurtit, nga 15 qershori, do të rivendosej taksa 100 për qind dhe do të zbatohet parimi i reciprocitetit.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar këtë plan, duke kërkuar heqjen e tarifës pa kushte. Madje, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kishte cilësuar “gabim serioz” nëse Kosova heqë taksën pjesshëm, ashtu siç ka propozuar Kurti.

Zyrtarët në SHBA po ashtu paralajmëruan tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, nëse qeveria në Prishtinë nuk heq tarifat pa kushte.

Ishte senatori amerikan, David Perdue, i cili tha se nëse Kosova nuk heq taksën, SHBA-ja duhet ta shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së trupave nga Kosova.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar a senatori Perdue.

Kjo deklaratë e senatorit Perdue u mbështet nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe nga zyrtarë të tjerë amerikanë.

Po ashtu, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), konfirmoi më 13 mars se ka pezulluar programe të zhvillimit ekonomik për Kosovën./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Lajme false për Covid,Ambasadorja Kim publikon raportin dhe jep një mesazh

Lajme false për Covid,Ambasadorja Kim publikon raportin dhe jep një mesazh

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Koronavirusi/ Vodafone me oferta dhe zbritje për abonentët

Koronavirusi/ Vodafone me oferta dhe zbritje për abonentët
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com