Rajoni

Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen në shtator


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 26/08/21 |
Opi Nion

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ditën e sotme ka pasur takime me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Nga ana tjetër Lajçak, për diskutime të njëjta nuk ftoi në takim homologun e Bislimit nga Serbia por zgjodhi drejtorin e së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social Twitter.

Ndërkohë kujtojmë se takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç pritet të mbahet në shtator. Takimi i fundit mes tyre ishte në korrik të këtij viti.

 

Pas