Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, janë ftuar nga kancelari gjerman

2022/05/02 at 4:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, janë ftuar nga kancelari gjerman

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.


Paralajmërimet janë se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me dy liderët.

Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit që nga korriku i vitit të kaluar.

Shkuarja në Berlin e Kurtit dhe Vuçiçit është paralajmëruar qysh javën e kaluar, me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka ftuar presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti në vizita të posaçme bilaterale në Berlin, më 4 maj. Me ftesë të kancelarit Scholz, edhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj për t’u takuar së pari me kancelarin, e pastaj edhe në një takim joformal me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti”,-ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Në BE ka pasur disa përpjekje për të krijuar kushte për një takim të nivelit të lartë midis Kurtit dhe Vuçiçit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por deri më tani pa sukses.

Vetë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk do t’i ftojë liderët në një takim të tillë sa për sy e faqe, pa pasur indikacione të qarta se në takim do të arrihet përparim konkret.

Ky takim joformal në Berlin, nëse realizohet, mund të jetë një mundësi për të përmirësuar atmosferën në kuadër të dialogut dhe për ta bërë të mundur edhe ndonjë takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Takimet e para që janë zhvilluar mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, një zyrtar i BE-së i ka cilësuar si “takime jo të lehta, jo të këndshme dhe jo me përmbajtje”.

Ky zyrtar ka thënë se ato takime kanë qenë më shumë “monologje të këtyre liderëve” sesa dialog i vërtetë.

Lajçak ka paralajmëruar se më datën 13 maj do të presë në një takim të radhës kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut për çështje teknike.

Pritet që në këtë takim të vazhdojnë diskutimet për çështjen e targave të veturave, për të cilën palët nuk janë marrë vesh në takimin e fundit në Bruksel.

Marrëveshja e përkohshme për targat parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë kur ato kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Kjo marrëveshje, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel, ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti kundër Serbisë.

Me ato masa, makinat me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme – ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e makinave me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi./REL



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Para
Zyrtari ukrainas:Është shantazh, s’besoj se Rusia do të nisë një luftë bërthamore

Zyrtari ukrainas:Është shantazh, s’besoj se Rusia do të nisë një luftë bërthamore

Gruaja ukrainase rrëfen muajt e tmerrit:S’mund ta besoj, ishin 2 muaj në errësirë

Gruaja ukrainase rrëfen muajt e tmerrit:S’mund ta besoj, ishin 2 muaj në errësirë

Rusia: Duhet të përgatitemi për veprime agresive nga NATO

Finlanda do të aplikojë për anëtarësimin në NATO këtë muaj
















TE FUNDIT

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
19 Dhjetor, 2025

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është...

Lexo më shumë

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
19 Dhjetor, 2025

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
19 Dhjetor, 2025

Të premten, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Parashikohen kthjellime të shumta, të ndërthurura me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
19 Dhjetor, 2025

Dashi Mendojeni sot si një ditë pushimi. Ju jeni zakonisht ai të cilit njerëzit i drejtohen kur kanë nevojë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com