Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

2025/07/19 at 6:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më 19 korrik, në një restorant në Prishtinë, raportojnë media në Kosovë, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja.

Nga LVV-ja dhe Nisma nuk janë përgjigjur thirrjeve të REL-it për koment.

Më herët gjatë ditës, eksponentët e dy partive konfirmuan se ky takim do të mbahej, por nuk dhanë detaje për të.

Takimi u mbajt teksa po afrohet afati i 26 korrikut – i vendosur nga Gjykata Kushtetuese – për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi më herët gjatë së shtunës se partia e saj mban qëndrimin që Limaj të zgjidhet në postin e kryeparlamentarit, ndërkaq LVV-ja si fituese e zgjedhjeve, të drejtojë Qeverinë e re.

Ajo tha se partia e saj e ka ofruar bashkëpunimin, duke thënë se zgjedhja e Limajt në krye të organit ligjvënës nuk është kusht, por mundësi që vendi të dalë nga ngërçi dhe të formohen institucionet e reja.

Artan Abrashi, nga LVV-ja, pas seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se partia e tij është konstruktive, por ka akuzuar partitë e tjera që nuk kanë reflektuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur për takimin Kurti-Limaj dhe mundësinë e një marrëveshjeje, ai tha se “bashkëpunimi nënkupton bashkëqeverisje, pjesëmarrje në bashkëqeverisje”.

Të shtunën, për herë të 49-të deputetët dështuan ta konstituonin përbërjen e re parlamentare.

Deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke argumentuar se një votim i tillë është jokushtetues.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë për Albulena Haxhiun, të propozuarën e deritanishme të LVV-së për postin e kryeparlamentares, duke kërkuar ndryshimin e propozimit.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë për asnjë kandidatë që do të propozohet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.

Teksa afati i 26 korrikut po afron, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nëse nuk ka ndonjë rrugëdalje nga ngërçi institucional, javën e ardhshme do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kush sa vota i ka?

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.

Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./REL

Ju sugjerojmë

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
Aktualitet

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

18 Shtator, 2025 7:51 pm
Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…
Bota

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

18 Shtator, 2025 7:08 pm
Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës
Bota

Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës

18 Shtator, 2025 6:21 pm
Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë
Aktualitet

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë

18 Shtator, 2025 6:07 pm
Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt
Kryesore

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

18 Shtator, 2025 5:21 pm
Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit
Bota

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit

18 Shtator, 2025 4:43 pm
Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
Bota

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

18 Shtator, 2025 4:35 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

18 Shtator, 2025 3:43 pm
Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
Bota

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

18 Shtator, 2025 2:56 pm
PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
Kryesore

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

18 Shtator, 2025 2:09 pm
Para
Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

TE FUNDIT

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
18 Shtator, 2025

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të martë një takim...

Lexo më shumë

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…
18 Shtator, 2025

Italia është bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që ka miratuar një ligj që rregullon përdorimin e inteligjencës artificiale....

Lexo më shumë

Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës

Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës
18 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është kundër me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbi njohjen e...

Lexo më shumë

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë
18 Shtator, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin “X” për mandatin e katërt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com