Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurthi/ Si u josh biznesmeni amerikan nga studentja, e lmoi gjatë seksit dhe…

2017/03/03 at 7:31 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsioni, dënohet ish-prokurori

Biznesmeni amerikan u fut në kurth nga një studente e cila iu prezantua me emrin Joana, si përfaqësuese e një kompanie shqiptare, e interesuar për bashkëpunim.

‘Panorama’ shkruan se pas një takimi të pare, gjatë muajve të parë të vitit 2013, i dëmtuari është larguar nga Shqipëria për në vendin e tij dhe pasi është kthyer, në maj të vitit 2013, rreth mesditës, është telefonuar nga Joana, e cila krahas të tjerave, gjatë bisedës i ka kërkuar ndihmë në të holla për të përballuar jetesën, me pretendimin se kishte probleme me prindërit.

Me kërkesën e të dëmtuarit, bashkëbiseduesit kanë lënë takim në një lokal në afërsi të “Z…”. Takimi është realizuar në datën 03 qershor 2013, ku Joana ka shkuar me një tjetër vajzë që e ka prezantuar si motrën e saj.

Në vijim, e prezantuara si Joana V. i ka kërkuar të dëmtuarit shumën prej 2000 USD, dhe gjatë bisedës i ka lënë të kuptonte se, në këmbim të ndihmës, mund t’i jepte shërbime seksuale.

Në datën 04 qershor 2013, shtetasja të cilën ai e njihte me emrin “Joana” i ka dërguar SMS të dëmtuarit, me anë të të cilit i ka kërkuar se ku e kur mund të takoheshin dhe ai i është përgjigjur se do të takoheshin rreth orës 14:00. Kallëzuesi, ashtu sikurse ishte dakordësuar më parë me ketë vajzë me emrin Joana, e ka marrë në telefon atë dhe i ka kërkuar që të takoheshin në afërsi të “Universitetit E…”.

Ai ka mbërritur atje nën drejtimin e mjetit të tij dhe së bashku kanë shkuar në hotel “X…”, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të pallatit me shigjeta. Ata janë ngjitur në dhomën nr. 206, ku edhe kanë kryer marrëdhënie seksuale.

SHANTAZHI

Në datën 06.06.2013, me anën e një SMS­je, Joana i ka kërkuar të dëmtuarit C. shumën e 800 USD, si “ndihmë” për të paguar provimet, por ai ka refuzuar ta ndihmonte. Ndërsa, ditën e regjistrimit të këtij procedimi, rreth orës 12:01, të dëmtuarit C. i ka ardhur një e­mail në adresën e tij, nga adresa elektronike e Joanës.

Ai ka mbetur i shtangur kur e ka lexuar. Nga përmbajtja e këtij emaili, rezulton se të dëmtuarit i bëhej e ditur marrëdhënia e tij me vajzën Joana, përfshirë edhe regjistrimin në video të kohës së kryerjes së marrëdhënieve seksuale të tij me këtë vajzë. Në mënyrë kërcënuese, të dëmtuarit i kërkohej shuma prej 40 mijë dollarësh, në këmbim të mospublikimit të kopjes së CD­së.

Kërcënuesit përcaktonin edhe vendin e takimit për dorëzimin e shumës së parave, te lokali “L…”, duke i lënë ato në një kazan plehrash aty afër. Ndërkohë, në numrin e tij të telefonit, rreth orës 15:11, I është kërkuar se çfarë zgjedhjeje kishte bërë dhe nëse do të paguante shumën e kërkuar.

I dëmtuari fillimisht është përgjigjur se nuk kishte ndërmend t’I përgjigjej kërcënimit, por bashkëbiseduesi i ka kujtuar pasojat që mund të vinin, duke i kujtuar madje se kishte edhe një video të dytë dhe se për përmbajtjen e tyre mund të pyeste më pas bashkëshorten e tij./A. BAJRAMI/ Panorama

Etiketa: biznesmeni amerikanjoshjakurthiStudentja

Ju sugjerojmë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën
Kronikë

Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën

28 Shtator, 2025 2:13 pm
“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
Aktualitet

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

28 Shtator, 2025 1:41 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Plagosja në Kombinat, arrestohet edhe i plagosuri për dhunë ndaj bashkëshortes

28 Shtator, 2025 1:37 pm
Para
Piu fotoksinë pasi fjetën prindërit, flet shoqja e 18 vjeçares: Ngeli në provim…

Piu fotoksinë pasi fjetën prindërit, flet shoqja e 18 vjeçares: Ngeli në provim...

DASH publikon raportin për Shqipërinë/ Shuplakë e fortë për organizimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin

DASH publikon raportin për Shqipërinë/ Shuplakë e fortë për organizimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin

Interi, ofertë të çmendur për Igli Taren, gati 300 milionë euro

Interi, ofertë të çmendur për Igli Taren, gati 300 milionë euro

TE FUNDIT

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
28 Shtator, 2025

Më shumë dronë janë detektuar mbi objekte ushtarake daneze gjatë natës, tha Ushtria e Danimarkës të dielën. Kjo është dita e...

Lexo më shumë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
28 Shtator, 2025

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle në 22 shtator, pasi janë kapur duke transportuar 16 kilogramë kokainë në Castelldefels,...

Lexo më shumë

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
28 Shtator, 2025

Kur flitet për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përmenden dy shtylla kryesore: reformat e brendshme që kanë...

Lexo më shumë

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
28 Shtator, 2025

Policia financiare e Italisë ka zbuluar fabrikën më të madhe të paligjshme të cigareve në historinë e vendit. Sipas Guardia di Finanza,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com