Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kursimet e shqiptarëve në banka pësojnë rënie

2018/07/01 at 11:00 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro në nivelin e 126 lekëve/ Banka e Shqipërisë: Goditje kalimtare

Depozitat e qytetarëve në sistemin bankar janë ulur për vitin 2017. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave të qytetarëve deri në fund të muajit dhjetor 2017 ishte rreth 967 miliardë lekë, me një rënie prej 0,19 për qind apo 2,2 miliardë lekë. Në total, depozitat e qytetarëve në fund të vitit 2016 ishin në vlerën e 969 miliardë lekëve. Shifrat për depozitat dhe arsyet e rënies së kursimeve të qytetarëve jepen në raportin vjetor të mbikëqyrjes për 2017-n i Bankës së Shqipërisë.


“Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me peshë prej 83.24 për qind të totalit të depozitave, por me një rënie rreth 0.19 pikë për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo sjellje vjen si pasojë e kombinimit të efekteve të ecurisë së normave të interesit të tregut me faktorë të jashtëm”, shpjegohet në raport.

Por ndryshe ka ndodhur me depozitat e biznesit. Për vitin 2017, depozitat e biznesit janë rritur më shumë në krahasim me ato të qytetarëve. “Gjatë këtij viti, llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta se llogaritë e individëve (përkatësisht 3.27 për qind dhe 0.46 për qind” shpjegohet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Po ashtu pesha që zënë depozitat në lekë në totalin e depozitave në sektorin bankar janë ulur.

 

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave ka rënë lehtësisht në 47.08 për vitin 2017, nga 47.2 për qind që ishte në dhjetor 2016. Efektet e tkurrjes së depozitave në lekë kanë ardhur pasi struktura e maturitetit është zhvendosur në drejtim të afateve më të shkurtra, sepse është rritur pesha e llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat, ndërkohë që depozitat me afat janë tkurrur relativisht nën ndikimin e uljes së vazhdueshme të normave të interesit të tregut. Ndërsa me bazë vjetore, totali i depozitave është rritur 0,74 për qind krahasuar me një vit më parë.

 

Ndërsa, raporti kredi/depozita, në dhjetor 2017, paraqitet në nivelin 51.55 për qind, ndërsa në dhjetor 2016, ishte 51.86 për qind, çka reflekton një strukturë të aktiv-pasiveve, që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit, si dhe stimuj potencialë kredidhënieje. Raporti kredi/depozita tregon që sistemi bankar ka mjaftueshëm likuiditet për dhënie kredie. Ky raport ka evidentuar gjithnjë vlera më të larta në valutë me gjithë rënien e treguesit gjatë vitit 2017, nga 57.6 për qind në 54.98 për qind. / Panorama

Etiketa: bankakursimetshqiptaret


Ju sugjerojmë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
Kronikë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

25 Nëntor, 2025 11:19 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

25 Nëntor, 2025 10:55 am
Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
Kronikë

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

25 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…
Aktualitet

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

25 Nëntor, 2025 10:11 am
12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
Kronikë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

25 Nëntor, 2025 9:26 am
9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan
Bota

9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan

25 Nëntor, 2025 8:58 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 nëntor 2025

25 Nëntor, 2025 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

25 Nëntor, 2025 8:34 am
Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Para
Danimarka i jep lamtumirën botërorit, kroatët vazhdojnë garën drejt kupës

Danimarka i jep lamtumirën botërorit, kroatët vazhdojnë garën drejt kupës

Pas konflikteve me Merkel për emigrantët, jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm gjerman

Pas konflikteve me Merkel për emigrantët, jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm gjerman

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 2 korrik 2018
















TE FUNDIT

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
25 Nëntor, 2025

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnjë. Paraprakisht raportohet se shënjestër e atentatit...

Lexo më shumë

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
25 Nëntor, 2025

Presidenti francez Emmanuel, Macron deklaroi në një intervistë se ”u takon evropianëve të vendosin se si t’i përdorin asetet e...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
25 Nëntor, 2025

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje. Mësohet se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi...

Lexo më shumë

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
25 Nëntor, 2025

Deputeti socialist dhe ish-kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi është paraqitur mëngjesin e së martës në ambientet të Strukturës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com