Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuronte me sodë buke pacientët me kancer, Apeli “fal” mjekun italian

2016/07/31 at 1:28 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuronte me sodë buke pacientët me kancer, Apeli “fal” mjekun italian

Gjykata e Apelit Tiranë i “fal” burgun Tullio Simoncinit, mjekut italian të dënuar për “mjekim të pakujdesshëm” të një 27-vjeçari.

Mjeku ishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burg nga Shkalla e Parë, si përgjegjës për vdekjen e italianit Luca Olivoto, pas një terapie me sodë buke për kurimin e tumorit. Dënimi i tij u dha në mungesë, pasi i pandehuri u gjykua në gjendje të lirë.

Në përfundim të gjykimit të Apelit, një treshe gjyqtarësh la në fuqi deklarimin e fajshëm të të pandehurit. Por në të njëjtin vendim u pezullua ekzekutimi i dënimit me burg për mjekun italian, duke e lënë atë në liri me kusht për një periudhë 18-mujore. Apeli urdhëron të pandehurin Simoncini të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës një herë në tre muaj.

“Gjykata e Apelit vlerëson se, për të pandehurin Tullio Simoncini ka vend të aplikohet neni 59 të K.Penal, duke i pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim dhe duke e vënë në provë të pandehurin për një periudhë prej 18 muajsh”, thuhej në vendimin e Apelit, pas parashtrimit të rrethanave të mbajtura parasysh nga Gjykata në masën dhe llojin e dënimit.

Rrethanat e parashtruara ishin fakti që vepra e kryer ishte shumë e rëndë, i ndjeri Olivoto konsiderohej si pacient i pashpresë për jetë, Simoncini rezulton i padënuar më parë, me arsim të lartë dhe se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj veprës.

Sipas këtij vendimi të Apelit, ndonëse u la në fuqi fajësia e tij, mjeku italian nuk do të shkojë në qeli. Në të njëjtin vendim, Apeli la të pandryshuar deklarimin e pafajshëm të mjekut tjetër italian, të pandehur në të njëjtën dosje, Roberto Gandini.

Mjekët Simoncini dhe Gandini u morën si të pandehur për ngjarjen e ndodhur në tetor 2012. Sipas Prokurorisë, Luca Olivoto, i diagnostikuar me kancer, ndërroi jetë në 18 tetor 2012, si pasojë e disa komplikacioneve shëndetësore të krijuara pas një kure me sodë buke nga mjeku Tullio Simoncini.

Ky i fundit e kishte udhëzuar atë të udhëtonte nga Italia në Tiranë, ku do t’i nënshtrohej një kure me sodë buke.

Më herët, i riu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për vendosjen e një kateteri, ndërhyrje e drejtuar nga Simoncini dhe e realizuar nga Gandini. Sipas Prokurorisë, në shtetin italian, mjekut Tullio Simoncini i ishte hequr licenca e ushtrimit të profesionit./Panorama

Etiketa: kancerkurontepacientetsode buke

Ju sugjerojmë

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme
Aktualitet

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme

20 Gusht, 2025 7:01 pm
“Kemi problem me Hipotekën”, Rama: PS transformon në 2 vite Kadastrën në një shërbim dixhital
Kryesore

Pallati i konfiskuar, Rama: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit

20 Gusht, 2025 6:44 pm
Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë
Sport

Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

20 Gusht, 2025 6:30 pm
Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë
Aktualitet

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

20 Gusht, 2025 6:10 pm
Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me armë zjarri në fshatin Hamallaj

20 Gusht, 2025 5:58 pm
Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste
Aktualitet

Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste

20 Gusht, 2025 5:44 pm
Turqia dyfishon trupat e saj në Qipro, gati mbi 100.000 ushtarë
Bota

Turqia dyfishon trupat e saj në Qipro, gati mbi 100.000 ushtarë

20 Gusht, 2025 5:36 pm
Izraeli do ti thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë
Bota

Izraeli do ti thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

20 Gusht, 2025 5:18 pm
Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023
Bota

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023

20 Gusht, 2025 4:27 pm
111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik
Aktualitet

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

20 Gusht, 2025 4:19 pm
Para
Basha: Rama ndryshoi fshehurazi buxhetin

Basha: Rama ndryshoi fshehurazi buxhetin

Kleriku 60 vjeçar martohet me një vajzë 6 vjeçare

Kleriku 60 vjeçar martohet me një vajzë 6 vjeçare

Shefqet Krasniqi flet me adhurim për dënimin me prerje duarsh (Video)

Video/ Hoxha, Shefqet Krasniqi: Femrat që shkojnë në plazh janë prostituta

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme
20 Gusht, 2025

Agjencia për Media dhe Informim njofton se Shqipëria është renditur e para në Europë për përdorimin e energjisë së rinovueshme,...

Lexo më shumë

Pallati i konfiskuar, Rama: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit

“Kemi problem me Hipotekën”, Rama: PS transformon në 2 vite Kadastrën në një shërbim dixhital
20 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish pasditen e sotme gjykatësin Hazbi Balliu, të cilin e ka akuzuar ditët e fundit...

Lexo më shumë

Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë
20 Gusht, 2025

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në Itali, AIAC, ka kërkuar të mërkurën që Izraeli të pezullohet nga garat ndërkombëtare të...

Lexo më shumë

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë
20 Gusht, 2025

Ditën e nesërme do të pezullohet lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com