Mendja e njeriut është shumë e fuqishme. Nëse ju e programoni mendjen tuaj në drejtimin e duhur ju do të jeni në gjendje për të arritur çdo gjë që dëshironi.
Psikologët thonë se parashikuesit e fatit (falltaret) mund të programojnë nënvetëdijen e njeriut. Edhe parashikimet negative dhe pozitive bindin mendjen tuaj se diçka e mirë apo e keqe do të ndodhë.
Falltaret shpesh dëmtojnë jetën e njerëzve duke i thënë gjëra negative. Mendja mund të shërojë apo të prodhojë sëmundje të ndryshme, andaj keni kujdes dhe mos lejoni të programojnë mendjen tuaj me mendime negative.
Psikologët thonë se falltoret mund të dëmtojnë seriozisht mirëqenien tuaj mendore. Aftësitë hipnotizuese të tyre mund t’ju bëjë që ju të besoni edhe në gjërat më absurde. Parashikimet e tyre zakonisht mbushin mendjen e njerëzve me frikë dhe ankth dhe është shumë e vështirë për të kapërcyer polemikat e brendshme.
Ju jeni vetë krijuesi i fatit tuaj. Çdo ditë dhe çdo minutë ju krijoni dhe ndryshoni jetën tuaj. Sipas teorisë së probabilitetit, çdo qenie njerëzore ka shanse të barabarta për të përmirësuar apo të shkatërruar jetën e tij. Nuk keni nevojë të komplikoni jetën tuaj duke vizituar falltoret. Ju duhet të merrni, një herë dhe përgjithmonë, përgjegjësi për të ardhmen tuaj./Express