Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm duke lënë pas viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë, bashkitë ne ndryshme të vendin kanë nisur të marrin masat për akomodimin e qytetarëve të cilët u është shkatërruar banesa.
Mësohet se bashkia e Kurbinit ka filluar ngritjen e çadrave për familjet e prekura nga tërmeti i sotëm. Në këtë zonë pritet të strehohen dhjetëra banorë, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë si dhe ato që rrezikojnë pasi pallatet janë plasaritur dhe ekziston rreziku i shembjes së tyre.
Sipas informacioneve, në qarkun e Lezhës janë rreth 5 shkolla ku nuk pritet të fillojë mësimi, pasi këto godina, kanë pësuar dëmtime dhe natyrisht rrezikshme për nxënësit.
Ndërkohë, 70 banesa dhe 15 pallate janë shpallur të pa banueshme në zonën e Kurbinit. Pritet që gjatë natës sotme banorët të akomodohen në çadrat e ngritura në oborrin e gjimnazit në Laç./ Opinion.al