Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi një vizitë edhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Siç kuptohet në një postim në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se përcjellja e urimeve, Kryetarit të Komunitetit Mysliman, bashkë me Fortlumturinë e Tij, Joanin, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ishte një rastësi e bukur.
“Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: “Një rastësi e bukur përcjellja e urimeve Kryetarit të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, bashkë me Fortlumturinë e Tij, Joanin, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.
Toleranca, vëllazëria e bashkëjetesa fetare është një thesar i shqiptarëve. T’i jetësojmë këto vlera në mbarë shoqërinë, në punën tonë të përditshme, për të bërë më të mirën për mirëqenien e qytetarëve. Gëzuar Kurban Bajramin! Shëndet, mbarësi, lumturi e paqe në të gjitha familjet shqiptare!”, shkruan Spiropali.