Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Në një dalje për mediat, ai uroi shëndet, paqe dhe lumturi për të gjithë.
“Ishte kënaqësi që së bashku me drejtues të tjerë të PL t’u përcillnim Komunitetit Mysliman dhe besimtarëve urimet më të përzemërta të Metës dhe meje personalisht. Iu uruam besimtarëve sa më shumë shëndet, lumturi, paqe dhe begati në familjet tuaja. Të mos harrojmë se Kurban Bajrami na kujton se pa sakrifica nuk ka begati dhe se rruga drejt të mirës kërkon devotshmëri dhe përkushtim.”
Më tej, Blushi përmendi edhe shqetësimin për pronat e komuniteteve fetare.
“Më lejoni të shpesh shqetësimin që edhe këtë vit, komuniteti mysliman dhe komunitetet e tjera fetare në këto festa gjendjen me një problem të pazgjidhur, çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave të komuniteteve, një problem që qëllimisht është penguar. Jam i bindur se Kurban Bajrami i ardhshëm do të na gjejë të gjithëve më mirë”, përfundoi Blushi.