Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, është shprehur se OBSH-ja do të nis një studim kërkimor për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit, si pjesë e një përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19.
Sipas Ghebreyesus, do të testohen katër barna ose kombinime barnash, të licensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera, tha Dr. Ndërkohë, dhjetë shtete kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë në studim.
“OBSH-ja dhe partnerët e saj janë po organizojnë pra një studim në shumë vende, ku disa prej këtyre trajtimeve të paprovuara krahasohen me njëri-tjetrin”, -tha ai gjatë konferencës për media në Gjenevë, duke shtuar se ky studim i madh, ndërkombëtar, i cili është hartuar për të gjeneruar të dhëna të plota e të sakta që na duhen për të vlerësuar se cilat trajtime janë më efektive, është quajtur studimi i #SOLIDARITETIT.
“Studimi i SOLIDARITETIT ofron procedura të thjeshtuara për të mundësuar edhe pjesëmarrjen e spitaleve që ndërkohë kanë qenë të mbingarkuara”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, duke theksuar se “shumë shtete kanë konfirmuar tashmë se do t’i bashkohen studimit të SOLIDARITETIT – Argjentina, Bahreini, Kanadaja, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda dhe besoj se do t’i bashkohen edhe shumë të tjerë”./ Opinion.al