Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kur u takuam ishim të dy të martuar”, Rita Petro flet për dashurinë e jetës

2023/01/19 at 7:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kur u takuam ishim të dy të martuar”, Rita Petro flet për dashurinë e jetës

Shkrimtarja provokuese, Rita Petro ishte e  ftuar këtë të enjte në emisionin “Rudina” në Tv klan, për të folur mëme detaje për librin e saj të fundit, që është edhe romani i saj i parë pasi më herët ka botuar disa libra me poezi. Ajo ka folur gjerësisht për librin e saj “Lindur së  prapthi” e na ka njohur me disa nga personazhet, por sigurisht pa zbuluar shumë.

E ndërsa flitej për jetën e dashurinë, në vëmendje erdhi dhe libri “Kufiri” i partnerit të saj, Latif Ajrullai, i cili u nda nga jeta në vitin 2020 për shkak të Covid-19. Libri i tij i dedikohet pikërisht dashurisë së bukur që ata jetuan së bashku.

Shkrimtarja ka ndarë më tepër detaje se si ata u njohën, si lindi dashuria e tyre dhe se si arritën të ruanin ekuilibrat duke u përpjekur të jetonin dashurinë e tyre pa lënduar familjarët e tyre, pasi në kohën kur u njohën të dy ishin të martuar.

Rita Petro: Më duket se bashkë ne të dyve na u puqen yjet. Një gjë e  tillë nuk të ndodh gjithmonë, mund të duash shumë njerëz, të flirtosh me shumë njerëz, por është tjetër gjë kur ty të puqen yjet. Mendoj se ishte fati më i madh në jetën time.

Rudina Magjistari: Mund të quhet dashuria jote më  e madhe e jetës?

Rita Petro: Po, po. Ishte një dashuri që të çonte në një rrugë që rrallë shkohet por të ngrinte shumë lart shpirtërisht dhe ne realizuam të gjitha ëndrrat që kishim pasur që të rinj.  Që ne u takuam në një moshë kur unë isha 37 ai ishte 45 dhe kaluam mbi 20 vite bashkë.

Rudina Magjistari: Ai ishte shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Ti kishe shkuar për një udhëtim pune dhe aty u njohët apo jo?

Rita Petro: Po është interesante se unë kisha shkuar në një festë poezie dhe ai ishte profesor kimie, s’kishte lidhje me poezinë. Ai u habit nga poezia ime se ne na thanë se do lexonim poezi patriotike, por unë nuk kisha poezi patriotike dhe lexova një nga poezitë e mia të  dashurisë. Thoja  që nënteksti ishte për atdheun, por ajo ishte tamam poezi dashurie dhe ai normale që ra në dashuri me mua. U takuam shpesh.

Rudina Magjistari: Ka lindur një histori në rrethana të vështira  apo jo? Ai ndërkohë kishte një familje?

Rita Petro: Përveç kësaj pjesë ishin edhe kufijtë e zënë komplet, se ishte lufta në Kosovë,  lufta në Maqedoni. Edhe kur takoheshim dhe kapërcenim kufijtë vetëm ushtarë shikoje. Mund të ndodhte çdo gjë dhe ne prapë takoheshim, prandaj është si një dashuri filmash.

Rudina Magjistari: Dashuria juaj nuk njohu limite? Pra kishte diçka pa kufij?

Rita Petro: Ne u munduam të mos i lëndonim më shumë se ç’duhej se normalisht bashkëshortët lëndohen, ata që nuk duan të ndahen.

Rudina Magjistari: Në atë kohë që jeni njohur ju keni qenë të dy të martuar, apo jo, në kohën kur ka nisur njohja juaj?

Rita Petro: Kur jemi takuar fillimisht, që donim të takoheshim me njëri-tjetrin, se kur vendosëm bashkë pastaj që të ishim bashkë… Pastaj u bë e hapur si lidhje, por fakti që ne u munduam të ruajmë ekuilibra edhe me fëmijët unë jam përpjekur edhe me ish-bashkëshortin me të cilin takohemi edhe sot dhe e respektojmë njëri-tjetrin, jemi munduar të mos krijojmë plagë sidomos te fëmijët; fakti që sot ne vazhdojmë bashkë me djalin e Latifit dhe me vajzën e tij, ata janë të rritur e kanë fëmijët e tyre, por kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin.  Kjo tregon sa e rëndësishme është që dashuria të mos jetë e verbër, duhet të mendosh edhe për të tjerët. E di sa e vështirë është! Duhet dhe të mbrosh dashurinë edhe t’i mbrosh ata të cilët i ke lënduar.// Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Para
Moti i keq në Kosovë, përmbytje në disa qytete

Moti i keq në Kosovë, përmbytje në disa qytete

Përmbytjet në Shkodër, Spiropali: Situatë e menaxhuar mirë nga ne

Përmbytjet në Shkodër, Spiropali: Situatë e menaxhuar mirë nga ne

Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve, pavarësisht protestave

Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve, pavarësisht protestave

TE FUNDIT

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
28 Janar, 2026

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
28 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com