Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur shkrimtarja Noëlle Roger, dëshmonte për krimet serbe në Shqipëri

2020/02/29 at 3:16 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur shkrimtarja Noëlle Roger, dëshmonte për krimet serbe në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja, Francë


“La Jeune République” ka botuar, të dielën e 25 shtatorit 1921, në faqen n°3, rrëfimin e shkrimtares zvicerane mbi krimet serbe ndaj shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Martirizimi i Shqipërisë

Një dëshmi neutrale

Në grupin e kombësive të Lindjes, ekziston një vend i vogël, i cili, i rrethuar nga fqinjë të fuqishëm, kërcënohet se do të humbasë pavarësinë e tij : është ish-çifligu i Princ Vidit : Shqipëria.

Kufijtë e saj, si dhe statusi i saj ndërkombëtar, sidoqoftë, ishin përcaktuar në një mënyrë të saktë nga marrëveshjet e 1913 dhe 1914, por, gjatë luftës, Shqipëria ishte neutral (asnjëanëse). A po e paguan tani çmimin për asnjanësinë e saj ?

Edhe mund ta besojmë këtë ! Është e vërtetë që vendndodhja e saj strategjike në Adriatik, izolimi i saj, dobësia e saj dhe veçanërisht afërsia e mbretërive të fuqishme serbo-kroate dhe greke ka të ngjarë ta tërheqin atë në telashe dhe armiqësi.

Në mungesë të arsyeve juridike, ato zbuluan arsye strategjike për pushtimin e territorit të saj. Serbët veçanërisht, në veri të Shqipërisë, u dalluan për mizoritë më të këqija. Rrethina të tëra, siç është Kosova, u dogjën, popullata u masakrua dhe pronat u plaçkitën.

Me ndihmën e trupave të rregullta dhe organizatës së njohur si : Tserna Ruka (dora e zezë), serbët “civilizuan” rrethinat e pushtuara, aq sa, për dy muaj, dikush mund të numëronte deri në dymbëdhjetë mijë shqiptarë viktima të aksioneve të tepruara.

Dëshmia e një personi neutral (sepse akoma ka të tillë !) është e dobishme këtu. Ja çfarë shkruante zonja Noëlle Roger, kur u kthye nga Durrësi, në Journal de Genève më 21 shtator :

“Ne kemi marrë pjesë në shpërndarjen e supës që Kryqi i Kuq amerikan i dhuron çdo mbrëmje grave dhe fëmijëve të refugjatëve të dëbuar nga fshatrat e tyre të rrënuara, të cilët kanë shpëtuar nga masakrat e numërta që ende vazhdojnë në territoret e pushtuara nga Serbët në Shqipërinë e lirë.

Të porsalindur të sëmurë, nënat adoleshente që kujdesen për foshnjat e tyre të drobitura, fytyrat e rraskapitura të sëmurëve, gra të plakura të dobëta, dhe ky trishtim që dallohej në pamjet e zymta, këto sy të uritur të fëmijëve që ndjekin tasat dhe i përpijnë ata paraprakisht, të gjithë këta rreckamanë që dikur ishin fshatarë të pasur, që jetonin kryesisht falë punës së tyre – çfarë vizioni mjerimi dhe dëshpërimi e pamundur të bëheshin më pak të dhimbshëm sesa kujtimet tona më të dhimbshme të luftës… Dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë, hasim të njëjtin ankth.

Shqipëria neutrale, e cila kërkon vetëm paqen, tani është e kërcënuar nga copëtimi që do ta shpjerë në dënimin me vdekje. Edhe më i thjeshti nga fshatarët e di këtë gjë. Dhe ky popull i vogël malsor, i dhënë me zell për tokën dhe pavarësinë e tij, është i gatshëm të vdesë, nëse Evropa, indiferente dhe injorante, do të luajë më këtë padrejtësi mizore…”

Shqiptarët ende dhe fatkeqësisht nuk kanë sosur në fund të vuajtjes së tyre. Sot, mësojmë se u është dërguar një ultimatum nga serbo-kroatët për evakuimin e gjashtë zonave strategjike në kufi. Ultimatumi nuk është ekzekutuar nga shqiptarët, kështu shpërthimi i armiqësive është i pashmangshëm …

Çfarë po mendojnë të bëjnë shqiptarët ? Kundër një ushtrie prej 200,000 burrash, ata nuk duhet të mendojnë për rezistencë me armë. Ata mundën t’i bënin vetëm një kërkesë të re Lidhjes së Kombeve duke i kërkuar asaj që t’i mbronte ata.

Por a nuk duhet patur frikë se kjo e fundit do të heqë dorë nga ky nder, si në korrikun e kaluar, sepse çështja shqiptare është dorëzuar tashmë në Këshillin Suprem (e Lartë), dhe Lidhja e Kombeve ka qenë gjithmonë e kujdesshme që të mos ndërhyjë në punët e aleatëve të fuqishëm.

Meqenëse Lidhja e Kombeve është e pafuqishme, a nuk munden Franca dhe aleatët e saj t’u kujtojnë serbo-kroatëve që të jenë më të moderuar dhe të respektojnë traktatet ?

A nuk rrezikon heshtja e Francës të forcojë tezën e atyre që sigurojnë se marrëveshje të fshehta ishin lidhur, gjatë luftës, midis aleatëve, në dëm të popujve të pambrojtur, dhe që e akuzojnë atë se po favorizon imperializmin e aleatëve të saj të rinj ?

Louis Rochard

 

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-shkrimtarja-zvicerane-noelle-roger-helene-dufour-e-sapo-kthyer-nga-durresi-deshmonte-per-krimet-serbe-ne-shqiperi-1921/



Ju sugjerojmë

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin
Bota

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin

16 Gusht, 2025 4:31 pm
Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë
Aktualitet

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë

16 Gusht, 2025 4:15 pm
Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
Aktualitet

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

16 Gusht, 2025 4:00 pm
Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..
Aktualitet

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..

16 Gusht, 2025 3:57 pm
Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
Aktualitet

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

16 Gusht, 2025 3:37 pm
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen

16 Gusht, 2025 3:26 pm
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

2025-a, dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

16 Gusht, 2025 3:17 pm
PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..
Aktualitet

PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..

16 Gusht, 2025 3:12 pm
Ukrainë: Territoret e pushtuara dhe e drejta ndërkombëtare
Bota

Ukrainë: Territoret e pushtuara dhe e drejta ndërkombëtare

16 Gusht, 2025 2:55 pm
Analiza e DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin
Bota

Analiza e DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

16 Gusht, 2025 2:33 pm
Para
“10 pyetje rëndojnë mbi Ramën”, Vasili: Të paaftë dhe arrogantë

"Horrat nuk arrestohen, Çili po", Vasili flet me emra

Dako në Kongres, Manja: Ta ndajmë moralin nga drejtësia,nuk është i dënuar

Dako në Kongres, Manja: Ta ndajmë moralin nga drejtësia,nuk është i dënuar

Për Henri Çilin dhe histerinë popullore kundër tij

Për Henri Çilin dhe histerinë popullore kundër tij
















TE FUNDIT

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin
16 Gusht, 2025

Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald...

Lexo më shumë

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë
16 Gusht, 2025

Thethi i rikthehet normalitetit pas aksionit të korrikut kundër ndërtimeve pa leje, duke u populluar me turistë të shumtë. E...

Lexo më shumë

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
16 Gusht, 2025

Në mesin e gushtit, plazhet e Durrësit dhe Golemit janë të mbushura me pushues. Ky fluks i madh ka sjellë...

Lexo më shumë

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..
16 Gusht, 2025

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka publikuar rezultatet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Konkretisht siç bën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com