Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur qesharake behemi ne…

2016/08/02 at 6:10 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Kur qesharake behemi ne…

Nga Blendi Fevziu –


“Bukur paske dalë në fotografi, por nuk jam shumë i sigurtë që je ti”. Ky ishte mesazhi që mora sot paradite nga një i njohur, shoqëruar edhe me linkun e një lajmi, ku njoftohej me titull të madh së bashkë me Blendi Klosin po bëja pushime në Dhërmi. Meqenëse prej afro 12 vitesh qëllon të jem për pushime me Klosin, nuk e mora seriozisht. Por miqtë insistuan. Nuk arrita ta hapja linkun, kur së paku 5 – 6 të njohur të tjerë, filluan të më dërgonin foton e lajmit, ose linkun e tij, shoqëruar me komente komike, ku nuk mungonte ironia therëse me portalet dhe lajmet që ne postojmë. Në fakt kishin të drejtë. Në lajm njoftohej se Klosi dhe unë po bënim pushime së bashku; se kishim shkuar familjarisht, se unë kisha marrë me vete vajzën e vogël 10 muajshme dhe se të gjitha këto ilustroheshin me disa foto. Por ngela krejt i befasuar. Në foto nuk gjendej as Klosi dhe as unë. As ime shoqe dhe as vajza ime 10 muajshme e cila për hir të së vërtetës nuk e kaluar ende Durrësin dhe nuk ka pasur fatin të shohë ende detin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Në foto shfaqej një vajzë e re me një fëmijë në krah, ngjitur me të i shoqi dhe pak më larg një mik i tyre, ngjashmëria ime me të cilin ishte mungesa e flokëve. Fotoja ishte servirur si ilustrim i pushimeve që Klosi dhe unë po kalonin në Dhermi. Nuk kaluan pak sekonda dhe lajmi u ripostua në gjithë portalet, pa asnjë verifikim dhe pa parë askush nëse realisht isha unë në foto apo jo. Nuk besoj që Blendi Klosi, prej 20 vitesh në politikë dhe unë prej 20 vitesh cdo natë në Tv të jemi persona aq të panjohur dhe aq të ngatërrueshëm sa gazetarët që ripostojnë lajmin të mos na dallonin dot. Pra nëse gabonte njëri, të mos gabonin së paku të tjerët. Por lajmi u postua pa asnjë kontroll dhe pas pak minutash, unë u dorëzova, duke pranuar që personi që më ngjante në foto isha unë, vajza e vogël ime bijë dhe personi tjetër në krah Blendi Klosi.
Në fakt jo nuk është herë e parë që portalet dhe mediat on line, zhyten në një garë shpejtësie, ku dëshira për të qenë i pari dëmton rëndë cilësinë, por edhe vërtetësinë e lajmit. Si pjesë e portaleve, unë e ndjej mbi vete këtë përgjegjësi dhe këtë problem që po raportohet rregullisht në momentin e transformimit të medias, nga tradicionale në media on line. Madje në një media, që më shumë se sa me veten, e ka konkurencën me rrjetet sociale. Mediat tradicionale e kishin zgjidhur këtë problem. Me gjithë difektet, një rrjet gazetarësh, redaktorësh dhe mbi të gjitha, koha që kishin në dispozicion shërbenin si filtra. Sot të gjithë këto kanë rënë duke krijuar një kakofoni. Kakofoni që shoqëruar me fenomenin e ripostimit, po e bën edhe më kaotke situatën. Një javë më parë qëlloi të shihja në disa media, përfshi opinion.al një lajm sipas të cilit, Xhorxh Uashingtoni ishte shqiptar. Lajmi servirej si i botuar nga Rojter dhe mbante autorësinë e një gazetari të agjensisë prestigjioze. Meqenëse isha përballur me këtë mashtrim 1 vit më parë në Facebook, hyra dhe kërkova në Rojter. Jo vetëm që lajmi nuk ishte postuar kurrë nga Rojteri, por gazetari vetë, pas mesazheve të marra në rrjete sociale nga shqiptarët, kishte bërë një njoftim që sqaronte se nuk e kishte shkruajtur kurrë këtë gjë dhe s’kishte lidhje me të. Ndërkohë lajmi ishte postuar në gjithë postalet shqiptare dhe qe bërë share ne rrjete sociale duke ngritr lart “krenarinë” tonë. Kuptohet një krenari pa vlerë sepse ishte thjeshtë një mashtrim.
E njëjta gjë na ndodhi të gjithëve ca kohë më parë me një lajm që sqaronte se Zukenberg, krijuesi i Facebook kishte pasur një lidhje me Kosovën. Lajmi ishte disi alucinant, por rezultoi më i lexuari i disa ditëve rresht. Në fund ishte tallje apo shaka e dikujt, që e kishte sajuar për të parë nëse mediat do ta verifikonin apo jo postimin e tij. Në një kërkim të thjeshtë në anglisht ky lajm nuk ekzistonte.
Dhe i fundit, ishte një tjetër lajm, që po ashtu shënonte se Ajnshtajni kishte shkuar në SHBA me një pasaporte shqiptare të lëshuar nga Mbreti Zog. Jo vetëm që kjo nuk është e vërtetë, por në gjithë biografitë e Ajnshtajnit rrëfehet me detaje se si ai udhëtoi drejt Nju Jorkut dhe se si vendosi të marrë shtetësinë Amerikane. Kjo nuk na pengoi ta botojmë të gjithë, duke sajuar një tjetër histori të “lavdisë” sonë fare të palavdishme në këtë rast.
Thashë, unë jam vetë dhe direkt pjesë e këtij kaosi dhe përgjegjësie. Portalet tona janë të mbushura me lajme të tilla dhe derisa ne të mos gjejmë një mekanizëm për ti filtuar dhe verifkuar ato nuk do bëjmë asgjë tjetër, vec do relativizojmë peshën dhe ndikimin e lajmeve që prodhojmë. Dhe ky nuk është vetëm problem i yni, por problem i gjithë shoqërisë. Një problem që kërkon zgjidhje urgjente, që vërtetësia të zëvendësojë kaosin dhe media të kthehet në misionin e saj primar. Atë të informimit të drejtë dhe të ndershëm të publikut.
Po rikthehem edhe një herë aty ku e nisa. Pasi mora lajmin, qëlloi të përballesha në Rogner me drejtuesin e një portali modest, që ashtu si të gjithë e kishte botuar edhe ai lajmin. Ja tregova me të qeshur, por ai e mori seriozisht. Nisi të më tregonte se djali pa flokë ngjante shumë me mua, se gruaja e re mund të ngjante me time shoqe dhe vajza e vogël me vajzën time. Duke parë insistimin e tij e pyeta? Po Klosi ku është!? E pa foton disa herë, e zmadhoi me gishta dhe në fund më tha: po c’ rëndësi ka! Më kapi e qeshura se më kujtoi një skec të njohur të fëmijërisë sime me Tano Banushin. Një skec ku fotografi i kishte dhënë një qytetari një foto tjetër dhe po tentonte ta bindte që ishte e tija. Pasi i interpretoi se gruaja dhe femija ishin në fotografi, pyetjes së tjetrit, po unë ku jam, ju përgjigj: fëminë ta gjeta, gruan ta gjeta, kur s’e di ti ku je, nga ta di unë! Për fat të keq, kështu po na ndodh edhe ne në media, 30 vjet më vonë.
Blendi Fevziu

Me poshte fotot dhe skeci i viteve ’80 – te.

 


imageimage

https://youtu.be/RlUgjqFlpLY

Etiketa: blendi fevziublendi KlosiMedia on lineportaleshowbiz


Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Rita Ora e pranon: Kam vuajtur nga ankthi!

Rita Ora e pranon: Kam vuajtur nga ankthi!

Shukri Xhelili merr një tjetër goditje nga drejtësia

Shukri Xhelili merr një tjetër goditje nga drejtësia

Viola Spiro: Më pëlqen që i dashuri im s’është njeri publik…

Viola Spiro: Më pëlqen që i dashuri im s'është njeri publik...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com