Këto ditë në rrjete sociale, fotot që qarkullojnë më së shumti janë ato ku përdoruesit e rrjetit duken të plakur për shkak të përdorimit të një aplikacioni që tashmë eshtë kthyer në trend, Face App.
Face App është një aplikacion, të cilin mund ta shkarkosh në celular dhe më pas duke përzgjedhur një foto portret ke mundësi të ndryshosh pamjen tënde, të bëhesh më i ri ose me i vjetër, me mjekër apo pa mjekër, me flokë apo pa flokë etj.
Por fantazia e përdoruesve te rrjetit nuk është kufizuar vetëm tek ndryshimi i fotografive personale. Ata kanë “plakur” disa nga krerët e politikës shqiptare si presidentin Meta, kryeministrin Rama, ish-kryeministrin Berisha, kryeopozitarin Basha, kryetaren e LSI-së Kryemadhi dhe kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj.
Për më tepër shfletoni galerinë e mëposhtme: