Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur “pjeshkat” na zënë ekranet!

2017/01/21 at 10:11 PM
në Aktualitet, Komente, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Telefoni po na ndan nga njerëzit !

Nga Gerta Zaimaj


Që pjeshka mund të jetë fruti i preferuar i shumë personave kjo nuk diskutohet. Madje, madje pëlqyeshmëria për të duhet jetë në nivele të larta, saqë të gjithë sot po e përdorin ketë fjalë jo vetëm në kuptimin e parë, por edhe në nënkuptime, për të etiketuar vajzat dhe gratë që janë sexy e simpatike. Kjo ndodh të paktën në Tiranë.

Nisur nga kjo më lejoni t’ju them dy fjalë për ato “pjeshka” që na dalin në ekran, e kam me ato, se ato na zënë hapësirë në mediat tradicionale e kombëtare si TV, na zënë hapësirë nëpër gazeta e revista, e së fundmi janë bërë virale e të pa shmangshme në median online, në vend që të na zinin sytë ndonjë material më edukative, promovim të një kulture për librin, informime shkencore, informime mbi shëndetin etj. Në vend të tyre si pa pritur, e pa kuptuar na përplasen në fytyre ca “të pasme” e “të parme”!

Por pse ndodh kjo? Kjo ndodh për disa arsye që është mirë të përmenden. Ne që vijmë nga gazetaria e dimë shumë mirë se mes gjërave që shesin para audiencave janë femrat dhe seksi. Aq në tepër në Shqipëri, ku ende mund të thuhet se në një far mënyre është tabu, në kuptimin që nuk ka informacione të zgjeruara për të ne disa zona të thella të vendit, e hapësira për të parë të tilla skena ka ngelur ekrani.

Pra janë materiale që shkaktojnë shumë zhurmë, çka do të thotë se edhe pse mund të mos përcjellin ndonjë informacion edukues, por të bëjnë të kundërtën, për median me rëndësi është të “eci”, e nga ana tjetër një publik ende i pa mësuar, dëgjuar e njohur si duhet me këto, jo vetëm që e mirëpret, por s’ja ndan sytë ekranit në asnjë moment, sepse kjo është kultura e audiencës dërrmuese këtu. Ndaj edhe ndodh që fenomene si Iva, Gugu, Xhesika, e sa e sa të tjera, të promovohen pa bërë asgjë, vetëm mjafton që ato janë “pjeshka”, e jo vetëm kaq, por “pjeshka” që zhvishen në ekrane, vetëm e vetëm të bëhen të famshme.

Duke i përjashtuar gjykimet personale për personazhet më lartë, të cilat për veten e tyre janë karakteristike, më lejoni të gjykoj fort fenomenin. Se si në vendin tonë, veç të tjerash një vend me tradita të forta dhe fanatik, të kërkohet famë në çdo lloj mënyre, deri te zhveshja ekstreme. Se si fama, kamera dhe ekrani absolutisht të pa njohur nga ana e tyre, për mënyrën si funksionon dhe efektet që shkakton, ju duket atyre ende ”i madh”!

Zhveshja si veprim është akti njerëzore që tërheqë vëmendjen më të madhe ndër veprime të tjera, e sjell në media, merr përmasa edhe më të paparashikueshme. A e dini pse? Se efektet e ekranit janë të jashtëzakonshme dhe se nuk është i njëjti perceptim të shohësh një femër të zhveshur vetëm e në intimitet dhe komplet tjetër ta shohësh atë ashtu, në turmë.

Kujdes kritika nuk është për më modelet, të cilat atë e kanë punën e tyre, të jenë provokuese me (zh)veshjen, as me këngëtaret të cilat duhet të bëjnë për vete edhe me imazhin e tyre gjatë performanës, as me balerinat të cilat nuk do kishin ‘kuptim’ nëse do ishin të veshura ose më të veshura seç duhet.

Është për vajza të cilat pa bërë asgjë në jetë, në kuptimin e një pune, vepre, studimi, gjejnë mënyrën të vijnë në media vetëm nëpërmjet zhveshjes dhe fotove nudo. Jo vetëm kaq, por tani kanë gjetur edhe një metodë tjetër që duket se rezulton e suksesshme për audiencën shqiptare, ato kanë filluar të sajojnë edhe histori dashurie me ndonjë deputet të martuar, ose nëse kanë histori me deputet përpiqen që sa më parë të munden ta bëjnë publike, por pa përmendur asnjë emër, apo fakt konkret. Kështu publiku kur nuk e merr vesh nëse ajo që i serviret nga menyja e medias është apo jo e vërtetë. Ndodh që shumica e beson dhe diskuton tëre ditën, se kush është deputeti që ka tradhtuar bashkëshorten.

Ndaj ngihen disa pyetje thelbësore. Pse duhet të tregohet para publikut një histori e tillë, ashtu e coptuar dhe pa fakte? Çfarë vlere ka? Pse duhet të sillen modele të tilla, përpara minoreneve dhe adoleshenteve? Përse duhet që për t’u bërë e famshme të kesh një dashnor ministër? Përse na duhen të gjitha këto?!! Për këto nuk jep përgjigje askush, ama një gjë kuptohet, ato duhet të bëhen të famshme dhe duhet të jenë prezente qoftë edhe me historitë më të pa vlera.

Po ashtu prapë për famë, të tjera, në ekran rrëfejnë për jetën e tyre sentimentale, duke thënë se janë lezbike, apo biseksuale, me qëllim që të ‘bëjnë’ lajm, sepse kjo përbën akoma lajm në Shqipëri. Disa të tjera publikojnë foto nga krevati, nga klubi etj, e audienca është ajo që vlon në anën tjetër. Këto vajza kthehen në fabrikë lajmesh, dhe kështu zgjohesh një dite të bukur, e sheh që media është mbushur vetëm me “të pasme” dhe histori perverse.

Të rejat ndjekin modelin! Në facebook, instagram, profilet e vajzave të njohura, e të pa njohura, nuk marrin dot kuptim, pa publikuar të pasmet e tyre bombastike, e nëse nuk i kanë ashtu, i përpunojnë me photoshop.

Ju njoftoj se jemi tanimë zyrtarisht në “Epokën e të Pasmeve”. /Opinion.al

Etiketa: Gerta Zaimaj


Ju sugjerojmë

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Aktualitet

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

22 Shtator, 2025 6:06 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Shkarkimi i Erion Veliajt, Komisioni i Ligjeve në Bashki mblidhet nesër për…

22 Shtator, 2025 10:13 am
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027

22 Shtator, 2025 10:01 am
Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez
Aktualitet

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez

22 Shtator, 2025 8:42 am
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Para
Cili është drejtori socialist që punëson të gjithë familjen në drejtorinë e tij

Cili është drejtori socialist që punëson të gjithë familjen në drejtorinë e tij

Mposhtet Milani, feston Napoli 

Mposhtet Milani, feston Napoli 

Dita e parë e Obamës  jashtë Shtëpisë së Bardhë 

Dita e parë e Obamës jashtë Shtëpisë së Bardhë 
















TE FUNDIT

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
22 Shtator, 2025

Hamasi i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump ku i kërkon drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim...

Lexo më shumë

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
22 Shtator, 2025

Tiranë, Shtator 2025 – Globe, distributori i vetëm zyrtar i markës ndërkombëtare Hisense në Shqipëri, prezanton një fushatë të veçantë...

Lexo më shumë

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
22 Shtator, 2025

Mijëra pasagjerë kanë përjetuar vonesa ose anulime fluturimesh pas një sulmi kibernetik në aeroportet kryesore evropiane. Por një ekspert sugjeron...

Lexo më shumë

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
22 Shtator, 2025

Nga qelia, kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur nëpërmjet një  letre Këshillit Bashkiak ende s’është njoftuar zyrtarisht mbi rendin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com