Aktualitet

Kur nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, kushtet që duhet të plotësoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 04/10/21 |
Opi Nion

Duke filluar nga data 6 tetor në orën 12:00 të mesditës do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se aplikimet do të zgjasin deri në datën 9 nëntor, në të njëjtin orar.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”, thuhet në njoftim.

Kriteret për aplikim kërkojnë që aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë si dhe të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të kenë  dy vjet eksperiencë e pune.

Për të lexuar kushtet e plota të vendosura nga Ambasada Amerikane mund të klikoni në link-un: https://al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/DV-2023-Instructions-ALB.pdf

“Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës’, shkruhet në njoftim./Opinion.al

Pas