Koln-Milan nuk ishte një miqësore si të tjerat. Në ndeshjen e parë të kuqezinjve për këtë sezon, në stadiumin “RheinEnergie” u testuan teknologji të reja që lidhen me futbollin.
Këto teknologji, të zhvilluara nga Koln dhe “Deutsche Telekom”, i dhanë mundësi tifozëve që ta shihnin ndeshjen nga këndvështrimi i lojtarëve në fushë.
Disa prej tyre kishin në trup telekamera speciale dhe ofruan pamje spektakolare.