Sërish ka dështuar gjyqi ndaj Ritvan Zykaj, autori i masakrës në Selenicë të Vlorës, ku humbën jetën tetë persona, mes të cilëve dy të mitur.
Po ajo që bëri më shumë habi gjatë seancës, ishte pyetja e tij.
“Kur mund ta shoh veten në televizor?!”, pyeti Ritvan Zykaj në nisje të seancës ndaj tij.
Për Zykajn, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.
Në seancën e radhës, Zykaj ishte braktisur nga të gjithë, madje dhe nga avokatët e caktuar kryesisht, të cilët kanë munguar në sallë./ Opinion.al