Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Lasgush Poradeci i shkruante Shqipes: “Embëlsia e jetës s’ime”

2018/12/23 at 11:40 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kur Lasgush Poradeci i shkruante Shqipes: “Embëlsia e jetës s’ime”

Zonjushës Shqipe
Lasgush Poradeci,
Rruga Ismail Qemali nr 26 Durrës, Tiranë,
Më 12 të Marsit 1940.

Shqipe e ëmbla ime fort, U mendova kësaj here se më s’ duhet të të shkruaj, thashë le të le të qetë pak së paku për një javë. Thashë të të le unë ty, po mua vetë – nuk më le mua zemra për ty, s’më le të mos të të shkruaj pra për mua, jo për ty. Ç’të të them?

Ja! Atë që kam dashur kaq herë, që s’kam mundur, që s’kam gjetur rast të ta them asnjëherë! Është e madhe shumë, e lartë mbesoj dhe e rëndë shumë, e rëndë për t’u thënë shumë për mua ajo që dua të të them. Ajo quhet “si ” të dua. “si” të dua unë ty Shqipe, shpirti dhe jeta dhe e vërteta ime?

Shqipkë ëngjëlli im, ëmbëlsia e kësaj jetës s’ime. “Si” të dua? Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë.

Me gëzim dhe shpresë dhe shpirtin e mbushur se je dhe do të jesh , sepse do të mbetesh, sepse ke karakterin, fuqinë e karakterit, granitin e karakterit që të mbetesh, – po në gjithë atë kohë të dua dhe me dhembje dhe me frikë e me zemrën e zbrasur fund – e – krejt , të bërë pa brendësirë të brendshme , pa thelb dhe qëndër pa pikë mbështjetje, pa një themel qëndror ku të mbështetem, prej të cilit të mbahem, të qëndroj, të jem i sigurt, i siguruar si një – e – një – bëjnë dy për ty , për dashurinë t’ënde të tanishme , që të jetë dhe e pastajmja e imja , të mos jetë (ah) e tjetërkujt. Si të jetë e tjetërkujt? Atëherë ç’bëhem unë ? Përse rrojta duke punuar dhe punova dhe shpresova dhe gjeta – e gjeta vashën t’ime të ëndëruar shqiptare?

Përse e gjeta? Që t’a humbas? Që të humb dhe më dhe të tretet lumturija ime që kam me Shqipen t’ime? Të shkatërrohet përgjithnjë gjithësija e idealeve të mija të kësaj jete të shtrenjtë për lumturinë që m’u fal me dashurinë e pëllumbeshës s’ime së bardhë shqiptare, po të llaftarosur për mjerimin që më duket sikur e shoh se mund të më vijë” njëherë”, sikur e shoh nga frika mbase që të dua kaq shumë, kaq shumë, kaq shumë?

(Oh zot , mos arthtë kurrë, ay do mos vijë, nuk vjen, s’është e mundur, jo, të vijë ndonjë herë-e le më të vijë ay ashtu pa lejen t’ime?! )

T’i thashë këto Shqipkë dhe më ndje që t’i thashë po ashtu jam unë , unë Lasgushi yt , t’i them sepse nuk dua të jetë siç më ze frika nga ndonjëherë , kur t’i them më duket sikur “do mos jetë” sikur u sigurova kundër mjerimit, sikur e fitova lumturinë për vete. Me drithmë të puth e të shtrëngon e copton fare nga dashurija Lasgushi yt.

Etiketa: lasgus poradecileter dashurie

Ju sugjerojmë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
-Kulturë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

25 Maj, 2025 7:39 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde
-Kulturë

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

7 Prill, 2025 7:52 pm
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
-Kulturë

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë

28 Mars, 2025 9:39 am
Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit
-Kulturë

Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit

26 Mars, 2025 9:26 am
Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
-Kulturë

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

22 Mars, 2025 9:26 am
Para
Horoskopi, 25 Shtator 2018

Horoskopi, 24 Dhjetor 2018

Parashikimi i motit për 24-25 Dhjetor/Ja si do jetë koha për Krishtlindje

Parashikimi i motit për 24-25 Dhjetor/Ja si do jetë koha për Krishtlindje

Aktorja shqiptare i shpëton aksidentit për një fije: Sa shumë më do Zoti

Aktorja shqiptare i shpëton aksidentit për një fije: Sa shumë më do Zoti

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com