Interesi i publikut ndaj garderobës së Kate Middleton dhe Meghan Markle është i madh. Dukeshat shfaqen gjithmonë të kuruara dhe të veshura nga emrat më të mëdhenj të modës teksa nuk i shpëtojnë syrit të paparacëve.
Jo rrallëherë, mediat e huaja i kanë vendosur përballë njëra-tjetrës duke krahasuar stilet e tyre, e nëse Meghan duket se nuk do t’ia dijë dhe aq për rregullat mbretërore, Kate është gjithmonë më e përmbajtur.
Edhe pse veshja e tyre diktohet nga i njëjti protokolli mbretëror, rrallëherë i kemi parë të veshura në mënyrë të ngjashme.
Për t’i parë këto veshje, shikoni fotot e mëposhtme;
Printi skocez është i preferuari i dy dukeshave, pasi jo rrallëherë i kemi parë të veshura në tartan apo me kuadrata.

Pallto e bardhë klasike

Fustane me motive ndërsa ndodheshin jashtë Britanisë së Madhe.

Xhinse të zeza dhe stil “casual”

E verdha që i bashkon. Kate e veshi në lojrat Wimbledon në 2018 ndërsa Meghan disa javë më vonë në Komonuelth

Fustani i kuq poshtë gjurit

Perëndim i egër

Të dyja dukeshat preferojnë kapelet

Dukeshat u veshën me ngjyrën vishnje në evente të ndryshme me milje larg njëra-tjetrës.















