Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Kristi të pret bibilushin!

2016/05/07 at 1:06 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Për një pallim më shumë

Nga Enkel Demi

E di që do të nisë sërish kjo polemika e homofobisë, do të më vënë etiketa, meqë nuk i braktisim dot përcaktorët në mënyrën tonë të komunikimit. Megjithatë, kam vënë ndërgjegjen në paqe dhe nuk do përpiqem më t’i mbush mendjen kujt nëse jam kundër homoseksualëve, pasi as jam, as kam qenë, as do të jem. Nuk mund të vihem kurrë kundër një qenie njerëzore sidoqë vlerat morale dhe identifikuese të saj rrjedhin nga homoseksualiteti. Gjithsesi, në mbrëmjen e dytë të së premtes pashë në studion e Arian Çanit një të ri/të re që kishte dalë në shesh për të kërkuar ndihmë në të holla për të këmbyer seksin. Ariani, i cili e ka zakon mos të fshihet pas gishtit e shpjegoi më copë këtë punë, tek tha se kërkon dy mijë euro që të presë bibilushin.

Për hir të punës, kërshërisë, pse jo dhe çudisë e ndoqa këtë njeri që u përgjigjej pyetjeve të gazetarit. Mendohej gjatë për të thënë një “po” ose “jo”. Nuk kuptonte shumë gjëra të thjeshta, madje u bë lëmsh për punën e menstruacioneve. Edhe Ariani, i cili është më mendjehapur për kësi punësh nga të gjithë ne të tjerët tok, u vu në hall si t’i drejtohej në gjininë femërore apo mashkullore. Edhe unë jam në të njëjtin hall, sepse ku i dihet shkel në sinore të gabuara që bëjnë me nerva Kristin.

Meqë ra fjala ai dhe Xheni u shfaqën në studio duke e vënë në mes zbulimin e tyre, madje shpjeguan se si rritet gjoksi me hormone, pasi vetë Ariani na shpjegoi më mirë se doktor Halimi që vagina artificiale është krejt perfekte, thua e ka studiuar në librin e Diturisë së Natyrës.

Tani, pse po bëhem i gjallë unë sërish për një çështje të këtillë? Në radhë të parë më ngjau që djalvajza u trajtua si objekt, pak a shumë si ato modelet anatomike prej allçie në orën e biologjisë (qofsha gabim, se atë debatin për homodhjaksitetin nuk e honeps dot). Në radhë të dytë djalvajza me atë çka rrëfeu, me aq sa unë modestisht kam dije, ndoshta më shumë se operacionin e ndërrimit seksual, më parë ka nevojë për një trajtim psikik. Mund të jetë një njeri që ka nevojë për tjetër lloj ndihme, sepse shumë shpesh gjatë bisedës kishte hone përhumbje, të cilat krijonin shqetësim. Natyrisht, një mjek këtë mund ta vlerësojë shumë më mirë se unë që po e shihja dhe Kristi që shpjegonte kurat me hormone. Kudo në botë këto raste para se t’i trajtojnë me bisturi, i trajtojnë psikikisht. Dhe nëradhë të tretë më vjen të bëj pyetjen: Mos vallë Arian Çani është homofob? Ai nuk e puthi djalvajzën në buzë si bën zakonisht me mysafiret e tjera që bëjnë fëq-fëq nga botoksi. Arian Çanit i erdhi krupë?

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
“Të gjithë me huqe”/ Pse zgjodhi Luana, Edi Ramën

"Të gjithë me huqe"/ Pse zgjodhi Luana, Edi Ramën

PD: Rama e ktheu RTSH-në në Olsi Radio Televizion

PD: Rama e ktheu RTSH-në në Olsi Radio Televizion

Gjermania do të legalizojë kanabisin në fillim të 2017

Gjermania do të legalizojë kanabisin në fillim të 2017

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com