Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur konsiderohet shumë i moshuar për të drejtuar vendin një udhëheqës?

2023/08/26 at 7:30 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur konsiderohet shumë i moshuar për të drejtuar vendin një udhëheqës?

Në botën e sotme, njerëzit jetojnë më gjatë dhe vazhdojnë të jenë aktivë në moshë të shtyrë. Shumë politikanë vazhdojnë të qeverisin shumë vite pas moshës kur njerëzit dalin zakonisht në pension. Në prag të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024, votuesit në Shtetet e Bashkuara kanë përballë dy kandidatët presidencialë më të moshuar në historinë e vendit.


Udhëheqësi i Kamerunit, 90 vjeçari Paul Biya është udhëheqësi më i moshuar në botë. Në një takim të udhëheqësve amerikanë dhe afrikanë vitin e kaluar, ai u shfaq paksa i hutuar, ndërkohë që një ndihmës i thoshte se audienca po priste fjalimin e tij.

Zoti Biya ka shërbyer si president për 40 vjet – parlamenti fillimisht zgjati mandatin e tij dhe pastaj eliminoi tërësisht kufizimin e të shërbyerit në pozitën e presidentit.

Zëri i Amerikës i intervistoi kamerunasit duke fshehur fytyrat e tyre për të mbrojtur identitetin e tyre për shkaqe sigurie.

“Na drejton një njeri i moshuar dhe kjo do të thotë që nuk i kupton problemet e të rinjve,” thotë një kamerunase.

“Pavarësisht nëse je 30 apo 50 vjeç, secili mund të mbarojë mandatin dhe të largohet, jo të qëndrojë në detyrë për dekada sikur të ishte mbret. Nuk është mirë,” thotë një kamerunas tjetër.

Në moshën 86 vjeçe, Papa Françesku nuk udhëheq një shtet, por qëndron në krye të katolikëve të botës.

A ka rëndësi mosha?

“Mendoj se ka rëndësi. Megjithatë, bëj përjashtim, sepse ai është udhëheqës fetar. Ndoshta do të isha më e shqetësuar sikur të bëhej fjalë për figura politike,” thotë Karen Arias nga Kosta Rika.

“Mendoj se mosha nënkupton përvojë që njerëzit mund ta shfrytëzojnë për t’iu shërbyer të tjerëve,” thotë Sara Molano nga Ekuadori.

“Jo vetëm që duhet kufizim i moshës së udhëheqësit, por duhet të kufizohet mosha e njerëzve që e këshillojnë atë,” thotë Melisa Galindo nga Kolumbia.

Udhëheqësi suprem i Iranit, 84 vjeçari Ali Khomenei, është udhëheqësi që ka shërbyer më gjatë në Lindje të Mesme, që nga viti 1989. Iraniano-amerikanët kanë këto mendime për të.

“Në regjimin e Republikës Islamike, nuk përbën problem mosha, por sistemi,” thotë Shirin Zand Vakili.

“Bota e shekullit 21 është botë e rinisë, dhe me dijen që ekziston sot, ata duhet të jenë në poste të rëndësishme,” thotë Jamshid Sedghi.

Në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara mund të zgjedhin presidentin më të moshuar në historinë e vendit. Në ditën e zgjedhjeve, Presidenti Joe Biden do të jetë 81 vjeç, dhe Donald Trump, kandidati kryesor republikan, do të jetë 78 vjeç.

Të dy ata kanë shfaqur herë pas here shenjat e moshës në momente të caktuara.. Zëri i Amerikës pyeti disa nga votuesit më të rinj amerikanë, në kampusin e Universitetit të Karolinës së Veriut.

“Kur fillon të plakesh, fillojnë rreziqet e shumta shëndetësore dhe nuk është mirë që një udhëheqës botëror papritmas të vdesë, si për shembull nga ndonjë goditje në zemër…” thotë Alex Blake.

“Varet se sa mendje-hapur është udhëheqësi në fjalë,” thotë Bek Salivich. Një studim i botuar nga shtëpia botuese e Universitetit të Oxford thotë se udhëheqësit e moshuar, përforcojnë stereotipet negative rreth plakjes, por udhëheqësit e moshuar mund të befasojnë kur dëshmojnë se janë mendërisht dhe fizikisht të përgatitur për pozitat e tyre.

 



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit

Mesazhi në rreshta i Putin për Wagner: Betohuni për besnikëri ose çarmatosuni

Mesazhi në rreshta i Putin për Wagner: Betohuni për besnikëri ose çarmatosuni

Francë/ Mbiprodhim vere, qeveria jep 200 milionë euro për të shkatërruar sasitë e tepërta

Francë/ Mbiprodhim vere, qeveria jep 200 milionë euro për të shkatërruar sasitë e tepërta
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}