Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e shkarkimit të Metës. Mësohet se seanca do të zhvillohet më 18 janar 2022, ora 10:00.
Pritet që Presidenti Ilir Meta të thërritet në Kushtetuese, për të treguar faktet dhe provat e tij, e më pas, është kërkuar që të gjitha palët të japin pretendimet e tyre me shkrim, derisa çështja të kalojë në seancë plenare.
Kujtojmë se Kuvendi votoi më 9 qershor 2021 për shkarkimin e kreut të shtetit shqiptar dhe miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamentar.
Tani më pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë për shkarkimin ose jo të Metës si president./Opinion.al