Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?

2022/08/15 at 10:36 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?

Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe, kush do të jetë në të përveç SNS-së së Vuçiçit dhe përfaqësuesve të pakicave dhe çfarë politike do të ndjekë qeveria e re? Pyetje ka shumë, përgjigjet i di vetëm Vuçiçi.


 Zvarritje, oferta për emrat e kandidatëve të mundshëm, konflikte reale apo të rreme mediatike brenda koalicionit të ardhshëm dhe përpjekje të ngathëta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’u paraqitur si dikush që nuk vendos për përbërjen e qeverinë së ardhshme… Formimi i qeverisë së re serbe po bëhet sipas një recete të parë edhe pas zgjedhjeve të mëparshme.

Afati zyrtar prej 90 ditësh për krijimin e qeverisë ka filluar më 1 gusht dhe, duke gjykuar nga përvojat e kaluara, është e mundur që vendimi do të pritet deri në fund të këtij afat. Në këtë përshtypje kontribuojnë edhe deklaratat e Vuçiçit, i cili fillimisht ka paralajmëruar formimin e qeverisë nga mesi i gushtit, por në deklaratat e fundit ai ka thënë se qeveria mund të formohet edhe më vonë.

Interesat e shumë palëve

Është e qartë, natyrisht, se gjithçka vendoset nga Aleksandar Vuçiçi, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) po krenohet madje me këtë fat, komenton gazetari Nedim Sejdinoviç, në një deklaratë për DW. “Procesi është i komplikuar, sepse Vuçiçi përpiqet të kënaqë interesa të ndryshme – nga faktori ndërkombëtar e deri tek grupet e brendshme të interesit. Kjo e ngadalëson procesin, sepse këtu vendos vetëm një person, por edhe për shkak të situatës komplekse ndërkombëtare dhe të brendshme.”

 

 

Nuk është plotësisht e sigurt se i gjithë procesi do të përfundojë deri në fund të gushtit, shton Sejdinoviç, sepse taktika e SNS-së është pikërisht blerja e kohës. “Unë mendoj se shpejtësia e formimit të qeverisë mund të ndikohet vetëm nga ndonjë presion serioz i jashtëm, por të paktën tani për tani duket se Vuçiç nuk po reagon ndaj atij presioni. Ndaj deri në fund të afatit mund të shohim ndonjë reality show, edhe pse të gjitha vendimet do të merren në kabinetin e Presidentit të Serbisë”.

Më shpejt sesa pritet?

Mendoj se SNS nuk ka arsye për të zgjatur procesin, thotë drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), Bojan Klaçar. “Unë nuk mund të gjej më asnjë arsye madhore pse SNS do të vononte qëllimisht formimin e qeverisë, sikur në rastin e sanksioneve kundër Rusisë.” Tani është e qartë se lufta në Ukrainë për fat të keq nuk do të përfundojë së shpejti. Kështu që më duket se shtyrja nuk ka shumë kuptim për momentin”.

 SNS pritet të vazhdojë bashkëpunimin e saj në koalicion me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), ndonëse ky bashkëpunim është karakterizuar prej kohësh me intolerancë reciproke. SPS, si një partner i vogël koalicioni, përgjithësisht u soll me përmbajtje, gjë që nuk mund të thuhej për zyrtarët e SNS-së që deklaruan hapur se socialistët nuk kishin vend në koalicionin e ri.

 

Nedim Sejdinoviq beson se aktualisht nuk ka alternativë ndaj koalicionit SNS-SPS. “SNS mund të bëjë koalicion me partitë e pakicave vetë, por ato nuk janë mësuar të qeverisin me një shumicë të vogël.”

Bashkëpunimi i atyre partive është shumë i mirë dhe, sipas Bojan Klaçar, posaçërisht bashkëpunimi i dy liderëve, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq është i mirë. “Politikisht, ky bashkëpunim është i qëndrueshëm, në dobi të dyanshme. Ndaj do të ishte befasi nëse diçka ndryshon në këtë kuptim.”

Ndryshimet e mundshme

Kur është fjala për postin e kryeministres, tani për tani favoritja kryesore është kryeministrja aktuale Ana Brnabiq. Emri i Marko Gjuriqit, ambasadorit aktual të Serbisë në SHBA, duket si zgjidhje e mundshme. Si shpjegim, ofrohet fakti që ai arriti të organizojë një takim të shkurtër me Joseph Biden dhe se ky mund të jetë sinjal për lidhje më të forta me Uashingtonin. Por bashkëbiseduesit tanë besojnë se Gjuriq ndodhet për një kohë të shkurtër në SHBA dhe se ndikimi i tij marrëdhëniet serbo-amerikane nuk është kushedi sa i madh.

“Është e qartë se Ana Brnabiq u tregua bashkëpunuese. Ajo është e gatshme të përmbushë gjithçka që thotë shefi kryesor dhe në fund të fundit ka qenë politikania e parë që iu drejtua Aleksandar Vuçiqit si ‘bos’”, thekson Nedim Sejdinoviq.

Bojan Klaçar tërheq vëmendjen se “Ana Brnabiq tashmë ka përvojë serioze politike dhe gëzon besimin e madh personal të Aleksandar Vuçiqit”. Nga ana tjetër, duket se eksperimentimi me disa emra të rinj në këtë moment do të ishte më pak i dobishëm për partinë në pushtet, duke pasur parasysh të gjitha sfidat, me të cilat do të përballet Serbia”.

 

“Qeverisja konfuze”

Një politikë “balancuese” mund të pritet edhe në qeverinë e re. Praktikisht, kjo do të nënkuptonte se Serbia do të kishte sërish në qeverinë e re politikanë “pro rusë”, “pro amerikanë”, “antievropianë” ose “proeuropianë”.

“Një qeveri konfuze dhe një politikë konfuze është diçka që i përshtatet plotësisht Vuçiqit”, vlerëson Sejdinoviq dhe shton se “në këtë moment, kjo politikë e ngatërruar ka dhënë rezultat në të kaluarën, sepse ajo ka qenë pak pro-evropiane, pak pro-ruse apo pro-kineze, e ndonjëherë pro-arabe apo anti-evropiane”.

Bojan Klaçar është optimist se qeveria e re do të merret shumë më tepër me politikën e jashtme dhe me integrimet evropiane dhe se “për rrjedhojë do të ketë një numër të madh ndryshimesh të ministrave në qeverinë e re”. “Është gjithashtu shumë e mundshme që të ketë edhe surpriza në qeveri”, mendon ai./DW



Ju sugjerojmë

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Para
“Nuk e dua më motrën tënde, do ndahemi”, ja pse i riu plagosi me thikë kunatin

Vidhet arka me para në xhaminë e Maliqit

Elbasan, rrihen me grushta bashkëjetuesit. Ndërhyn policia

Elbasan, rrihen me grushta bashkëjetuesit. Ndërhyn policia

4000 shqiptarë hynë ilegalisht në Britani këtë vit, bandat përdorin taktika të reja

4000 shqiptarë hynë ilegalisht në Britani këtë vit, bandat përdorin taktika të reja
















TE FUNDIT

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
26 Nëntor, 2025

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit...

Lexo më shumë

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
26 Nëntor, 2025

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultatet i janë dërguar...

Lexo më shumë

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
26 Nëntor, 2025

Sipas një studimi gjithëpërfshirës të Kembrixhit që hartëzoi lidhjet nervore të 3.802 personave, truri i njeriut kalon përmes pesë “epokave”...

Lexo më shumë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com