A do të qëndrojnë Universitetet të mbyllura deri në pranverë?
Kryeministri Edi Rama nuk ka mundur t’i jap një përgjigje të saktë kësaj pyetje , duke marrë parasysh situatën e paparashikueshme të pandemisë.
Sipas tij është shumë herët për të folur për një çështje të tillë. Ndërkohë që situata nga COVID-19 në vend mund të ndryshojë nga momenti në moment, kryeministri e ka cilësuar situatën në të cilën po jetojmë si jo normale e për rrjedhojë vendimet sipas tij, s’mund të lajmërohen shumë kohë më parë.
“Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata”, u shpreh Rama.
Kujtojmë që shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet vijojnë mësimin me turne e të alternuar herë në shkollë e herë online, duke u konsideruar kështu si një vend me përçueshmëri të ulët virusi.