Aktualitet

Kur do pushojë së funksionuari Bordi i Transparencës? Përgjigjet Ahmetaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 09/06/22 |
Opi Nion

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka deklaruar se Bordi i Transparencës do të vijojë të funksionojë.

Ahmetaj tha se qeveria do të vijojë të përdorë të gjitha instrumentet që të frenojë abuzimin me çmimet.

 Pyetje: A ka qeveria një plan konkret se kur do pushojë së funksionuari bordi?

Përgjigje: Qeveria punon çdo ditë. Sot morëm një seri detyrash, po të hap bllokun janë mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha në raport me ndjekjen, përballimin e hartimin e politikave e instrumenteve për përballimin e krizës. Është krizë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do i përdorë të gjithë instrumentet e duhur qoftë dhe inovativë që të frenojë rritjet abuzive të çmimeve. Çdo instrument që funksionion për të monituruar e frenuar me instrumentet e tregut dhe ato që ka administrata e shtetit të gjitha do vijojnë të funksionojnë.

Pas