Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kur Blushin s’e vriste aroma e plehrave që digjeshin në Sharrë”

2016/10/12 at 7:14 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Topalli-Balla, akuza e sharje personale në Parlament

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, në një shkrim të tijin në “Facebook” replikon me ish-deputetin e PS, Ben Blushin në lidhje me akuzat e tij për humbjen e jetës së 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës.


Balla shkruan se Blushi është kthyer në të fejuar dixhital të Lulzim Bashës. Ai përmend se Blushi kur ishte ministër, jo vetëm që nuk e ngriti zërin për plehrat dhe ndriçimin në Sharrë, por firmosi pro Beketit që të digjte plehra aty.

Më poshtë shkrimi i Ballës.

I fejuari dixhital i Lulit!- Taulant Balla 

Duke lexuar sot Blushin, kuptova pse edhe ky, njësoj si Saliu, Luli dhe shokët e tij që i bashkon armiqësia për Edi Ramën e për PS-në, duan që shpifja e ndyrë për gjoja ndalimin e emisionit për djalin e gjorë që humbi jetën në Sharrë, të merret si e vërtetë.

Së pari, akoma nuk e dimë; duhet të na e thonë hetimet nëse djali e ka humbur jetën në Sharrë apo është hedhur në Sharrë nga duar të zeza për ta zhdukur viktimën e tyre në malin e mbeturinave. Por le ta marrim për momentin se është kështu siç thonë Beni, Saliu, Luli dhe shokët e tyre.

Fakti që dihet tanimë është, se, edhe Beni njësoj si Saliu dhe Luli, përpiqet me çdo kusht të thotë që ky shtet vret e pret njerëz! Dhe kjo është në vetvete një mizori edhe më rrëqethëse sesa mizoria që ata, medemek, denoncojnë ngaqë u dhemb shpirti (që kanë provuar se nuk e kanë kur flasin për hallet e njerëzve).

“Ardit Gjoklaj ka humbur jetën duke punuar në një territor publik që administrohet nga një kompani private me lejen e shtetit”, shkruan Blushi! Dhe kush?! Ben Blushi, që kur humbën jetën në bulevard nga plumbat e shtetit të Saliut katër njerëz të pafajshëm, i perdori edhe ata njësoj siç po përdor të ndjerin Ardit për të sulmuar Edi Ramën dhe “banditët” e tij me trupat e vdekur të viktimave të shtetit. “Nëse Tirana është qyteti i rilindur që pretendohet se është, në Sharrë do kishte patur ndriçim të detyrueshëm…”, vazhdon ai më tutje në faqen e re të Saliut digjital, “…edhe Arditi nuk do ishte shtypur në errësirë nga eskavatori që mblidhte plehra”.

E vërtetë mund të jetë kjo, edhe pse përpara se të jetë e vërtetë, është padiskutim një spekulim tipik i ish-sherrxhiut tonë profesionist që di të shkruajë, po s’di të respektojë asnjë të vërtetë.

Por është, sidoqoftë, vetëm çereku i të vërtetës. Sepse treçereku tjetër është, që, kur zotëria ishte ministër i pushtetit vendor, jo vetëm nuk e pa ndonjëherë errësiren në Sharrë, as nuk e ndjeu ndonjëherë aromën e plehrave që digjeshin duke ngritur re të zeza mbi kombinat, por me firmën e tij e futi edhe qeverinë socialiste të asaj kohe në kthetrat e një mafiozi plehrash!

Pikërisht, ky ekologjist i sapozbuluar donte që mafiozi i plehrave të ndërtonte në Shqiperi katër furra gjigande për djegien e plehrave të importuara nga Italia.

Sipas Blushit, nëse reforma e sigurimeve shoqërore do kishte funksionuar, Ardit Gjoklaj do kishte kontratë sigurimi dhe familja e tij duhej të dëmshpërblehej nga kompania. Ketu tregon edhe njëherë se sa i paditur është për sigurimet shoqërore, sepse s’kanë asnjë lidhje sigurimet shoqërore për efekt pensioni, me sigurimin e jetës së secilit prej nesh. Por padija e tij që ka gjithë jetën që ka treguar se di të shajë por nuk di të mesojë, është e keqja më e pakët në këtë mes. Ndërsa e keqja më e madhe, është se, njësoj si Saliu, edhe ky ka tre vjet që i kerkon kusuret e 25 vjetëve nga Edi Rama e nga Partia Socialiste, që ditën e parë kur kjo qeveri nisi punën. Dhe nuk po them këtu sa janë rritur shifrat e njerëzve të siguruar në këtë vend falë reformës, sepse Blushi e thoshte vetë, gjithmonë me kënaqësinë e njeriut te ngopur me veten: “Shifrat lexohen dhe pranohen ose jo në varësi nga karrigia ku je ulur!

Kur ishte në një karrige ministri në qeveri, ai donte që Shqipëria të importonte plehra për djegie, biles direkt nga duart e mafias, duke e bërë të zezën të bardhë. Ndërsa, kur s’e bëjnë ministër, ai është gati ta bëjë të bardhën të zezë aq herë sa hap gojën! Sipas tij, nëse martesa e plehrave mes Rilindjes dhe PD-së nuk do ishte celebruar në fushën e Sharres, atëherë, nuk do ishte e njëjta kompani ajo që mblidhte mbetjet. Sa qesharak në ngutjen e tij për të thënë si duhen zgjidhur gjërat, ndërkohë që, kur pati mundësi t’i zgjidhte, la pas vetëm nam të keq, kudo ku Partia Socialiste i besoi një karrige.

Kurse, sa për martesën e plehrave, fejesa e tij me Lulin nën sqetullën e Saliut nga dita e parë e kësaj qeverie, ka kohë që mban një erë të keqe!

Dëgjojeni edhe mbylljen se ka edhe më shumë budallallëk të shpifur që Blushi ka lënë sot me shkrim:

“Nëse industria e riciklimit, për shkak të presionit të shtetit do shtonte kostot e detyrueshme, atëherë, në Sharrë do kishte ndriçim dhe Arditi do ishte i siguruar”.

Por ai në të vërtetë, as e ka idenë, dhe si gjithmonë, as që do t’ia dijë për të vërtetën kur i duhet të shesë për burim të vërtetë helmin e tij ndaj kësaj qeverie. Prandaj, duke e zbrazur deri në fund helmin, ai pretendon se, nëse qeveria nuk do ishte me industrinë por me Arditin, natyrisht që Sharra do ishte një vend pune dhe jo një varrezë. Por unë dua t’ju siguroj, se, nëse ai nuk do të ishte sot duke u përpjekur të lindte një parti të mjerë duke shfrytëzuar kazanin e plehrave të Saliut, as që do t’i binte ndërmend për Arditin e gjorë. Kështu që, njerëzit s’kanë nevojë të shohin filmin që u sugjeron Blushi për të kuptuar se sa keq mund të tallet politika me të varfrit dhe fatkeqët.

Mjafton të shohin Ben Blushin!

 



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Dy banane në ditë kanë efekte të pabesueshme në organizmin tuaj

Dy banane në ditë kanë efekte të pabesueshme në organizmin tuaj

“FBI-ja po heton hakerimin e emaileve”

“FBI-ja po heton hakerimin e emaileve”

Kush është femra më seksi në Shqipëri?

Foto/ S'do ta besoni si e thërret nënën e saj Albana Osmani
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com