-Jetë dhe Stil

“Kur binte shi, prindërit na mbulonin me plastmas”, vajza bën rrëfimin prekës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 20/02/22 |
Opi Nion

Pas lindjes së vajzës së katërt në familjen e Françeskës, konfliktet mes tyre dhe të afërmve të saj shtoheshin. Siç tregon ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” nga Tv Klan, babai i saj kritikohej vazhdimisht që nuk kishte një djalë. Ndaj vendosën të largoheshin e të ndërtonin një shtëpi më vete, në vitin kur lindi edhe Françeska.

Françeska: Në ’90-tën është bërë shtëpia që ne kemi edhe sot. Mami tregon që kur dalë më vete, shtëpia ishte e pambuluar fare. Na mbulonin me një plastmas që mos të na binte shiu në trup.

Ardit Gjebrea: Kur flinit natën?

Françeska: Po, kur flinim natën. Mami thotë që kur zgjoheshim në mëngjes, derdhnim 30 litra ujë nga ky plastmas që mbante ujin për të mos na rënë neve. Ata rrinin gjithë natën zgjuar për të mos lënë ujin të na binte natën se ishim pesë fëmijë. Pastaj erdhi motra e gjashtë në ’93-in që ishin vite shumë të vështira. Pastaj në ’96-ën ishte dhurata më e bukur që na bëri Zoti, u bëmë motra me vëlla dhe ishte një dritë jeshile.

Françeska rrëfen se fshati festoi për lindjen e vëllait të saj. Ajo dritë jeshile që u ndez solli në jetë edhe fëmijën e tetë, sërish një djalë./tvklan.al

Pas