Te Fundit

Kur Berisha flet perpara shtetit!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:04 - 29/04/16 |
root

Nga Blendi Fevziu –

Për herë të dytë brenda javës, Sali Berisha ka qenë një hap përpara institucioneve të shtetit në informimin e publikut. Disa ditë më parë ai deklaroi në Neës24 se Arben Frroku, personi i dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisar Dritan Lamajt, është ndaluar në Hollandë. Lajmi që transmetohej për hërë të parë, kaloi pa asnjë koment zyrtar nga institucionet që kanë detyrim të merren me këtë gjë. Në fakt, një ditë më pas, Opinion.al ju drejtua dy insitucioneve më të rëndësishme ligjore në vend dhe përgjigja që mori, edhe zyrtarisht, ishte se lajmi nuk është i vërtetë dhe se këtë, në të dyja institucionet nuk e konfirmonte askush. Dmth, që asnjë njoftim zyrtar nuk kishte ardhur nga Hollanda ose ndonjë vend tjetër europian.

Mjaftoi të kalonin edhe 24 orë të tjera dhe lajmi rezultoi i vërtetë. Arben Frroku është ndaluar në Hollandë, ashtu siç deklaroi realisht Berisha në Tv, të martën në darkë.

Një javë më parë ishte po Berisha që deklaroi kërcënimin e Mynyr Konit dhe të Dhori Kules përballë mediave, një kërcënim për të cilin të dyja institucionet kryesore në vend sërish “nuk dinin gjë”. Ose së paku kështu deklaronin deri momentin që ndërmorën hapat e para konkretë dhe shoqëruan Shullazin në polici, pas denoncimit mediatik të Berishës.

Duke u shtyrë më tutje në kohë, thuajse 2 vjet më parë, ishte sërish Berisha që njoftoi për avionët me drogë që lëviznin nga Divjaka dhe Gjadri dhe përgjigja që mori ishte jo vetëm mohuese, por edhe tallëse. Në atë rast, u vërtetua se shteti kishte informacion, dërguar më shumë se sa një herë nga shërbimi sekret, por kishte zgjedhur ta mohonte atë.

Po në rastin Frroku çfarë ka ndodhur konkretisht?! Padyshim që rasti i tij nuk është aq i thjeshtë. Veç një problemi ligjor, çështja Frroku ishte shndruar edhe në një problem politik. Shteti dhe mazhoranca janë akuzuar disa herë se e lanë atë të ikte, se e kanë përdorur në fushatën lokale dhe madje se ndikuan në lirimin e tij. Nisur nga kjo llogjikë ishte qeveria e para që ishte e interesuar të njoftonte ndalimin. Ndalim i bërë pas një vendimi Gjykatë që e njohu atë fajtor. Por shteti heshti 48 orë e madje mohoi nën zë.

Ishte realisht shteti i painformuar? Nuk e dinte që Frroku ishte ndaluar, apo nuk donte ta thoshte këtë?

Që të mendosh se Berisha e dinte përpara shtetit ndalimin e Frrokut, kjo ngjan pak e vërtetë. Sado të paafta të jenë disa institucione, informacioni i parë kalon nga ato. Të mendosh që Hollanda informoi fillimisht Berishën dhe pastaj Shtetin Shqiptar po ashtu ngjan e pavërtetë. Më e mundshmja është që ndalimi i Frrokut ka dashur të mbahet i fshehtë dhe arsyet për këtë i dinë vetëm ata që heshtën në këtë rast. Siç tentoi të mbahej i fshehtë dhe të zgjidhej pa denoncim kërcënimi ndaj Dhori Kules. Tentativa të tilla, të qëllimshme apo naive, produkt i qëllimshëm apo i paaftësisë, vetëm sa e shtojnë koston e institucioneve dhe rrisin mosbesimin tek ato!

Blendi Fevziu

 

KOMENTO (15)

Shkruaj nje koment

  1. Besoj se dr. berisha di shumë gjëra të cilat ndodhnin me përpara. Dhe i shfrytëzon ato ne moment kur ai është një opozitë. Këto kanë ndodhur ndodhin e do të ndodhë ky është realiteti shqiptar fatkeqësisht.

  2. Qytetari dixhital qe thote berisha eshte SHIK-u dhe spiunet e tij ne te. nuk e kuptoj si kta behen kaq sylesh dhe nuk jane ne gjendje te kontrollojne SHIK.

  3. Sali Berisha eshte institucion ne Shqiperi,famiresisht !Eshte Titan perballe nje mali me qelbesira te zhytur ne intersa te cfardolloji e qe i sherbejne perunjesisht njeri tjetrit ne afera te pista ne dem te qytetareve Shqiptare.

  4. Blendi,me cudite ,si se paske ditur qe udba eshte prezente ne Shqiperi ,Kosove dhe gjithe rajinin.
    Edhe lajmet per Kosoven i marrim vesh perpara serbishte pastaj shqip…!

  5. Mer kedo skandal qe ka ndodhur dhe po ta analizosh mire ne detaj, kupton qe shteti ka ren, as behet fjale per shtet. Mer ndac rastin Shullazi, ndaç rastin Frroku, ndaç Cez-in, rastin e Tom Doshit, rastin e Divjakes se sme vijne me ne mendje tani. Vetem njerin prej ketyre ta analizosh tamam dhe e kupton se per cfare behet fjale ketu.

  6. Fevzo mundohet te gjeje lajm edhe kur nuk ka,boll te plotesoje boshllekun e trasheguar.Berisha ka investuar shume dhe shume,para ,emerime,kontrata,kredi etj tani ai po mjel punen e tij.Visho Ajazin e pruri nga Kanadaja si Zv/minister te arsimit,pastaje beri Kryetar te SHIKUT qe varet nga Prsidenti me te meta mendore,rrethi eshte i hapur kudo,por Berisha jo gjithmone shpif dhe shpif,ndonjehere kur te afrohet veza tek bytha ,thua dhe ndonje gje dhe FBI.qe te quhet e vertete.
    Fodullekun e Fevzos e shikoj se si ben pyetjet dhe i jep vete pergjigjet,Edhe ti Fevzo je nje investim i Saliut ,jo,per,nga ideollogjia por nga makuteria.

  7. Po ça shteti aman ?! Te flasim realitetin, kete meritojme o Blend si shoqeri. Me thoni nje vend te Europes me te tilla skandale ? Cdo 3 dite ketu do plasi ndonje gje dhe kalojne sikur nuk ka ndodhur gje.

  8. Kthehu o Doktor, kthehu te kam rixha’, se ky popull idiot beri shaka. Beri nje prove, beri nje shaka, iku nga frika jote, tani sa krahu po e ha.

  9. Berisha qe me denoncimin e avioneve te droges,ku dyshja Rama-Meta i quajti mushkonja te Divjakes ku vetem tani po fluturojne per dizifiktimin e zones,ka treguar se eshte nje pushtetar e burre shteti.Per te ardhur deri te denoncimi i fundit ,per kercenimin e rektorit ne detyre Kule dhe pretendentit per rektor Koni.Sigurisht pasi eshte ne dijeni nga keta te dy,po si shpjegohet qe ne prokurori e polici dy Profesorat kane deklaruar se nuk e mbajne mend Shullazin?

  10. Po, po Anonim se taksa ne fakt ne ja paguajme Saliu dhe jo qeverrise, eeeeee apo e ngaterrova gje radhen me jep nje mendje se e paske shume pjellore???????!!!!!!!!!!!!!

  11. Bravo per shkrimin. Kam vetem nje dicka per te te thene per emisionin Opinion, duke pare se cfare qeverie kemi te cilen e pranon dhe vete ne kete shkrim. Te lutem, bllokoji te flasin ata gazetare si puna e Andrea Stefanit qe nuk te lene te flasesh. Sinqerisht kur e ftove heren e fundit, ne mos gaboj pardje o para tre ditesh, kisha vendosur te mos e shikoj me emisionin tuaj. Me duket se aty behet perhere nje lufte dhe nuk transmeton asgje pozitive

  12. Pikërisht z.Berisha është shumë mirë i informuar dhe i thotë gjërat e vërteta por qeveritarët janë të lidhur me krimin dhe kriminelët prandaj e duan me cdo kusht ta mbyllin Berishën se mandej rehatohen si ujku në tufën e qengjave (kecave).

Pas