Pallati i sportit “Maria Piantanida” në qytezën e Varezes, pranë Milanos është mbushur plot me emigrantë shqiptarë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”.
Edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale pamjet nga Pallati i Sportit ku do të zhvillojë takimin e tij me emigrantët në Itali, i dyti pas atij në Athinë.
“Erdha…”shkruan Rama krah videos.