Debutoi, shënoi 2 gola, dha edhe dy asiste dhe largoi Vaduzin nga fundi i tabelës: ç’duhet të bënte më shumë Armando Sadiku për t’u vlerësuar nga mediat zvicerane? Sulmuesi i kombëtares sonë nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij, kur ka parë se e përditshmja e njohur sportive Blick Sport nuk e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës së shkuar, duke preferuar në sulm Konate të Sionit (1 gol në fitoren 10 në Zyrih) dhe sulmuesit Hoaro e Kamberi (shënuan secili në barazimin 11 mes Jang Bojs e Grashopers). Duhet përmendur fakti interesant se Sadiku është shqiptar që luan për Shqipërinë, ndërsa Kamberi është shqiptar që luan për Zvicrën. Nëse nuk është racizëm ky…