Sot janë përcaktuar dy skuadrat finaliste për Kupën e Shqipërisë. Skënderbeu ka arritur që të fitojë kundër Teutës me rezultatin 0-2, duke prekur finalen e trofeut të dytë për nga rëndësia në vend.
Nga ana tjetër Vllaznia ka arritur që të fitojë kundër Laçit me rezultatin minimal 1 me 0 dhe synon që të fitojë Kupën e Shqipërisë.
Finalja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të jetë një ndeshje që do të shënohet në librin e historisë së futbollit shqiptar, pasi një finale mes këtyre dy skuadrave është luajtur 56 vite më parë.