Kupa e Shqipërisë do të vendosë sot finalistët e këtij sezoni. Në Korçë dhe Kukës do të luhen prej orës 15:30 takimet e kthimit të fazës gjysmëfinale.
Kukësi do të presë Flamurtarin pas fitores 2 – 0 në takimin e parë. Ky rezultat bën që ekipi i Klodian Duros të jetë më pranë finales.
Skënderbeu duhet të përmbysë humbjen 1 – 0 të takimit të parë me Laçin. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 25 maj.