Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka vendosur që në kampionatin Botëror, Katar 2022 të marrin pjesë 32 skuadra.
Gianni Infantino , presidenti i FIFA-s, e kishte propozuar ta rriste numrin e kombëtarëve për 16, por që nuk do të ndodh.
Sipas tij, ky vendim është marrë për shkak të kohës së kufizuar për të zgjeruar garën për Kupën e Botës.
Nëse do të kishte ndryshime, pra që kompeticioni të zhvillohej me 48 skuadra, zhvillimi i takimeve do të ishte shtrirë edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme./ Opinion.al E.Xh.