Holanda ka arritur të marrë 3 pikët aq të vlefshme në ndeshjen e parë për të në Botërorin e Katarit. Edhe pse vuajtën për të dalë në lojën e tyre, “tulipanët” e Van Gal arritën të fitojnë 2-0 ndaj Senegalit.
Pjesa e parë u mbyll me një dominim të lehtë të holandezëve, por rastet e pastra munguan. Ndërkohë, në momentin më të mirë të Senegalit, atëherë kur Holanda po vuante, në minutën 84 De Jong shpik një pasim të jashtëzakonshëm për Gakpo, i cili realizon me kokë.
Në ato pak minuta të mbetura, reagimi i Senegalit ishte i vakët, ndërsa në minutën e 9 të shtesës, Klaassen vulosi rezultatin në 2-0.
Me këtë fitore, Holanda ngjitet në krye të grupit me 3 pikë, po aq sa edhe Ekuadori, i cili një ditë më parë mposhti me të njëjtin rezultat Katarin.